Bosi i FIFA-s, Sep Blater dhe pesë princeshat e tij

569
Sigal

 Dashuria e radhës e Presidentit 77-vjeçar është armenia 49-vjeçare Linda Barras

“Pa dashuri nuk mund të jetosh. Përqafimet i përkasin jetës. Nga që unë i përkushtohem 100% futbollit, është e vështirë për mua të ndërtoj dhe të mbaj një lidhje të gjatë”. Këtë deklaratë nuk e ka bërë ndonjë shkrimtar i njohur, apo një ndonjë “Don Zhuan” i famshëm, por vetë Preidenti i FIFA-s, Josef Blater. Pas ndarjes me polaken Ilona Boguska në vitin 2008, presidenti i FIFA-s, Sep Blater duket se nuk do të jetë më “beqar”. Kjo, pasi në krah të tij është parë 49-vjeçarja Linda Barras. Gjatë ceremonisë së dorëzimit të “Topit të Artë”, 77-vjeçari që tashmë është kthyer në vetë imazhin e FIFA-s, është fotografuar me të dashurën e tij të re me origjinë armene. Dhe martesa mund të jetë shumë pranë, të paktën duke gjykuar nga fotot. Por, nëse Blateri ka fat në lojën e futbollit, është Presidenti i FIFA-s nga 8 qershori i vitit 1998 (duke pasuar brazilianin Zhoao Haveleazhe) dhe u rizgjedhur më pas në vitin 2002, 2007 dhe 2011; në dashuri e martesë ai ka qenë thuajse i pafat. Është martuar e ndarë nga katër gra, ndërkohë që tani Blateri po përgatit martesën e pestë. Martesa e fundit është ajo me polaken bjonde, Ilona Boguska. Blateri ka një vajzë, Korinën (sot, 52 vjeç) dhe një mbesë, Selenën (sot, 13 vjeç). Korina është vajza nga martesa e parë. Ajo menaxhon me bashkëshortin e saj restorantin e famshëm “Napoleon” në vendlindjen e Blaterit, në Visp Vs. Një nga arsyet e ndarjes së Blaterit me Ilonën konsiderohet pikërisht lidhja e fortë banë e bijë, Blater-Korina. Kur u martuan, Blateri ishte 59 vjeç, ndërsa Ilona 28. U ndanë 13 vjet më pas. Blater është një njeri i humorit dhe batutave: “Unë e kam investuar gjithë jetën time në punën që bëj. Unë kam pas shumë pak kohë për jetën private dhe për jetën familjare, duke e parë jo shpesh vajzën time dhe mbesën. E dashura ime është Fifa, familja ime është futbolli”, ka thënë Blateri. Qysh nga viti 1975, Blateri punon në FIFA, fillimisht si drejtor teknik (1975-1981), më pas si Sekretar i Përgjithshëm (1981-1988) dhe që nga viti 1998 ai është Presidenti i saj, pra thuajse 16 vjet president.

Princeshat e Blaterit

 Princesha Nr.1: Liliane Biner

 Është gruaja e parë e Blaterit, kur ky nuk e kishte filluar ende karrierën marramendëse drejt kreut të FIFA-s. Më të ai ka sjellë në jetë vajzën Korina. Ajo i ke dhuruar atij mbesën Selena, për të cilën Blateri është shumë krenar. Lilianë Biner është rimartuar dhe ajo jeton aktualisht në Gjermani.

Princesha Nr.2: Barbara Kezer

 Vajza e Helmut Kezerit, paraardhësit të tij si Sekretar i Përgjithshëm i FIFA-s. Dhjetë vjet qëndroi ai me ish-lektoren. Pas ndarjes ata qëndruan miq me njëri-tjetrin. Më 30 qershor ndodhi edhe ngjarja e kobshme. Barbara vdiq pak ditë pasi festoi 52-vjetorin pas një operacioni.

Princesha Nr.3: Graciela Bianka

 U martua, më 23 dhjetor 2002. Blateri ishte i dashuruar marrëzisht dhe dëshironte të martohej me ceremoni kishtare, por kisha katolik nuk ia dha këtë mundësi. Çifti u martua para një pastori reformator, vëllait të Gracielas. Për shkak se bosi i FIFA-s ishte ndarë më parë, Graciela konsiderohej për kishën katolike si një mëkatare. Pas më shumë se një vit, gjithçka përfundoi. Më 10 janar 2004 çifti zyrtarizoi ndarjen përfundimtare.

Princesha Nr.4: Ilona Boguska

 Mbi dhjet vjet qëndruan së bashku si çift. Por, u ndanë kur Sep Blateri (atëherë 72 vjeç) dhe gruan e tij 30 vjet më të re, polaken Ilona Boguska (41). Por, në nëntor të vitit 2008, gjithçka u thye në martesën e tyre, duke u ndarë përfundimisht.

Princesha Nr.5: Linda Barras

 Duket se Blater ka një dashuri të zjarrtë, nga ajo që quhet flaka e fundit. Bosi karizmatik i FIFA-s është 77 vjeç, ndërsa Linda 49. Kanë një diferencë prej 28 vjetësh, por kjo është në traditën e Blaterit, të cilit i mjafton ta shijojë jetën.

Nga një këngëtar martesash në Zotin e FIFA-s. Ka dobësi për femrat me moshë të vogël

  Sep Blater dashurohej me shoqet e vajzës

  Duke parë Presidentin 77-vjeçar të FIFA-s sesa joshës duket ende në publik, sesa i fuqishëm vazhdon të jetë, sesi atë e respektojnë presidentët, kryeministrat apo sheikët, të gjithë habiten sesi njeriu nga një fshat zviceran me vetëm 6 mijë banorë, nga një këngëtar dasmash tashmë është shndërruar në një “Zot” të futbollit. Josefi ka një shijë të zhvilluar për gratë e reja, madje të gjitha që ai ka zgjedhur kanë qenë mbi 20 vjet më të vogla se ai. Blater ka një diplomë në biznes dhe ekonomi nga Universiteti i Lozanës. Te gruaja e tij e parë, Liliana atë e tërhoqi fiziku dhe pamja e bukur e saj. Ata u martuan, bënë një fëmijë dhe u ndanë shumë shpejt. Më pas filloi romanca me Barbarën, vajzën e Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, teksa ky i fundit nuk e pranoi Blaterin si dhëndër, duke mos marrë pjesë në dasmën e tyre. Kur Blateri filloi punë si Sekretar i Përgjithshëm, ai e largoi nga puna Helmut Kazerin. Për arsye, që kurrë nuk janë bërë të qarta, martesa midis Blaterit dhe Barbarës përfundoi pas dhjetë vjetësh, në vitin 1999. Në vitin 1995, kur Blateri përgatitej në mënyrë sekrete për të fituar postin më të lartë në FIFA, ai luajti tenis me Ilona Boguskën, një polake bionde dhe shoqe e vajzës së tij. Ai ra në dashuri me atë. Blateri ishte në atë kohë 59 vjeç, kishte bark dhe probleme me shpinën, ndërkohë që Ilona ishte në kulmin e saj, por ajo pranoi që të martohej me një burrë 30 vjet më të madh. Ata qëndruan bashkë shtat vjet, deri në vitin 2002, kur Blateri ra në “dashuri” me Graciela Biankën, e cila ishte në atë kohë në moshën 30 vjeç dhe ishte shoqe e vajzës së tij. Graciela u bë gruaja e tretë e tij. Blateri u përpoq të bindte Papa Gjon Palin II, për të kushtuar një seancë speciale në kishë, por ai nuk e pati këtë kënaqësi pasi ishte divorcuar dy herë. Por, çifti u nda shumë shpejt, pasi “dashuria” e vërtetë e Blaterit ishte futbolli.