Bonuset e strehimit, pagat e reja dhe shtesat sipas gradave e titujve shkencorë për ushtarakët strukturë e NATO

1322
Përparim HALILI
Me këtë vendim që nis nga 1 marsi 2017, qeveria mbylli “ciklin” e rritjes së pagave dhe shtesave për gjithë punonjësit e sektorëve buxhetorë
– Kursantët, kandidatë për ushtarë, gjatë kohës që ndjekin kurset për t’u certifikuar me titullin “Ushtar”, përfitojnë trajtim me pagesë, në masën 8 mijë lekë të reja në muaj, pa asnjë kusht
Reagimet dhe pakënaqësitë e shumta, të shprehura prej punonjësve civilë e ushtarakë aktivë, për shkak të rritjes së pagave për sektorin e arsimit, shëndetësisë, kulturës, administratës, shtetërore dhe inspektorateve, kryeministri Edi Rama, ka vendosur të ndryshojë strukturën dhe skemën e pagave mujore, të shpërblimeve dhe bonuseve të tjera financiare e ekonomike, për ushtarakët aktivë strukturë e NATO-s në Shqipëri dhe gjithë strukturës së ushtarakëve të tjerë në shërbime të ndryshme të mbrojtjes, gjithashtu edhe për pagat dhe shpërblimet e punonjësve të Shërbimit Informativ Kombëtar (SHISH). PO kështu, Këshilli Ministrave, ka bërë ndryshime edhe në VKM Nr. 1093, datë 28.12.2015 “Për miratimin e procedurave të kritereve dhe përparësive për dhënien e bonusit të strehimit”, sipas të cilit, krijohet mbështetje me e lartë financiare për të pastrehët, të cilët kanë këtë status dhe trajtohen me kreditim e bonuse financiare nga fondet publike që akordon shteti për këtë kategori, Këto ndryshime pagash, shpërblimesh e bonuse strehimi, Këshilli Ministrave, i ka miratuar në mbledhjen e datës 21 mars 2017. Kujtojmë, që për punonjësit dhe drejtuesit e institucioneve të tjera, mes tyre edhe për punonjësit civilë e ushtarakë të policisë së shtetit dhe burgjeve, këto rritje pagash janë bërë në mbledhjet e datave 8 dhe 15 mars 2017, vendime në të cilat bënë rritje pagash e shpërblimesh për afro 90 mijë punonjës dhe drejtues të administratës dhe institucioneve publike! Duket, se me vendimin e datës 21 mars 2017, këshilli Ministrave e mbylli “ciklin” e rritjes së pagave e shpërblimeve për punonjësit buxhetorë, rritje e cila ka nisur nga data 1 mars 2017. 
Pagat dhe shtesat e reja mbi pagë, për ushtarakët aktivë, pjesë e NATOS dhe shërbimeve të tjera 
1. Në fushën e veprimit të këtij vendimi bëjnë pjesë:
a) ushtarakët e shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura: oficerë, nënoficerë aktivë dhe ushtarë aktivë; 
b) kursantët, kandidatët për ushtar. 
2. Struktura dhe nivelet e pagës bazë për gradë, sipas gradës dhe viteve të shërbimit, për ushtarakët aktive të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, janë sipas lidhjes nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Struktura dhe nivelet e pagave për ushtarakët aktivë të personelit akademik, të cilët janë të punësuar me kohë të plotë në Akademinë e Forcave të Armatosura, janë sipas lidhjes nr. 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
4. Ushtarakët aktivë të personelit akademik, të punësuar me kohë të plotë në Akademinë e Forcave të Armatosura, të cilët trajtohen në pagë sipas lidhjes nr.2, përfitojnë shtesë për vjetërsi në punë, në masën 0,5 % për çdo vit pune, por jo më shumë se 15 vjet. 
5. Ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura përfitojnë shtesë mbi pagë për kushte të veçanta pune e shërbimi. Masa e shtesës për kushte të veçanta pune e shërbimi është, si më poshtë vijon: 
a) Për personelin fluturues të Forcave të Armatosura, sipas lidhjes nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
b) Për ushtarakët aktivë në Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, sipas lidhjes nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Pozicionet në funksione operacionale dhe mbështetëse, për të cilat zbatohet kjo shtesë në Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, përcaktohen në urdhrin e Kryeministrit për miratimin e strukturës e të organikës së kësaj agjencie. 
c) Për ushtarakët e tjerë aktivë të Forcave të Armatosura, të cilët nuk janë pjesë e lidhjeve nr.3 dhe nr.4, sipas lidhjes nr.5, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
6. Ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura, të cilët punojnë në vende të vështira pune, përfitojnë shtesë mbi pagë për punë të vështira e të dëmshme për shëndetin, sipas lidhjes nr.6, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Ushtarakët, funksioni i të cilëve përmban dy apo më shumë emërtime që përfitojnë shtesë për punë të vështirë e të dëmshme në shëndet, të trajtohen vetëm me një shtesë sipas kësaj lidhjeje. Ushtarakët aktivë në Njësinë e Mjekësisë Ushtarake, pranë Spitalit Universitar të Traumës, në pozicionet “Drejtor”, “Zëvendësdrejtor”, “Shef shërbimi” apo “Shef reparti”, të përfitojnë shtesë për punë të vështirë e të dëmshme në shëndet, sipas specialitetit dhe jo sipas pozicionit.
7. Oficerët aktivë të Forcave të Armatosura, të cilët punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së Forcave të Armatosura, pjesë të strukturave të TIK dhe kërkojnë, në mënyrë të detyrueshme, diplomë universitare të nivelit “Master i Shkencave/Master Profesional /Bachelor” apo të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në degët “Inxhinieri elektronike”, “Inxhinieri informatike”, “Informatikë”, “Teknologji informacioni”, “Inxhinieri telekomunikacioni”, “Shkenca kompjuterike”, “Informatikë ekonomike” apo “Inxhinieri matematike informatike”, përfitojnë shtesë për natyrë të veçantë pune, në masën 7 500 (shtatë mijë e pesëqind) lekë në muaj. Në rast se për pozicionet e sipërpërmendura parashikohen shtesa të tjera për kushte të veçanta pune e shërbimi, oficerët aktivë do të zgjedhin ndërmjet dy shtesave, por, në asnjë rast, nuk mund t’i përfitojnë të dyja shtesat.
8. Kursantët, kandidatë për ushtar, gjatë kohës që ndjekin kurset për t’u certifikuar ushtar, përfitojnë trajtim me pagesë, në masën 8 000 (tetë mijë) lekë në muaj.
9. Ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura nuk përfitojnë shtesa të tjera mbi pagë, të përcaktuara me vendime të tjera të Këshillit të Ministrave.
10. Vendimi nr. 839, datë 11.12.2003, i Këshillit të Ministrave, “Për pagat e ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, shfuqizohet.
Ndryshim pagash dhe shtesash mujore, për punonjësit e Shërbimit Informativ Shtetëror
1. Në vendimin nr. 432, datë 13.7.2007, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
a) Lidhja nr. 2, “Struktura dhe nivelet e pagave, sipas klasifikimit të funksioneve, për punonjësit në Shërbimin Informativ të Shtetit”, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
b) Pika 7 riformulohet, si më poshtë vijon: “Punonjësve të Shërbimit Informativ të Shtetit, që marrin pagën sipas niveleve të klasifikimit të këtij vendimi, u jepet shtesë për vështirësi vendi dhe zone:
a) Për punonjësit e klasave 1.1 deri 1.4, të nivelit I, të lidhjes nr. 1, në masën deri në 30% të pagës bazë mujore; 
b) Për punonjësit e klasave 1.5 dhe 1.6 të nivelit I, si dhe për punonjësit e niveleve II, III dhe IV, të lidhjes nr. 1, në masën deri në 50% të pagës bazë mujore. 
Masa e shtesës për çdo vend pune brenda kufijve si më sipër, vështirësia e funksionit si dhe kriteret për përfitimin e shtesës mbi pagë përcaktohen me urdhër të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.”.

Ndryshon skema financiare e bonuesve të strehimit
Në VKM nr. 1093, datë 28.12.2015, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon: 
1. Pika 6, e vendimit, ndryshon me këtë përmbajtje: 
“6. Njësitë e qeverisjes vendore, brenda datës 30 maj të çdo viti, paraqesin pranë ministrisë që mbulon çështjet e strehimit kërkesat për bonus strehimi, sipas shtojcës A, të këtij vendimi, të shoqëruar me kostot financiare për çdo familje, si dhe listën e detajuar të familjeve përfituesve.”. 
2. Pas pikës 9/1 shtohet pika 9/2, me këtë përmbajtje: 
“9/1. Përjashtimisht për vitin 2017, edhe në rastet kur njësitë e qeverisjes vendore nuk kanë fonde të miratuara në buxhetin e tyre për bonus strehimi, buxheti i shtetit do të përballojë deri në 50 për qind të qirasë, ndërkohë që pjesën e mbetur e përballon qytetari që përfiton bonusin e strehimit.”.
Sigal