Bonnie Tyler rrëzon super hitin “Despacito” me këngën e vitit 1983

568
Bonnie Tyler, këngëtarja me famë botërore, e cila kulmin e karrierës së saj e kishte në vitet 80-te, ka shënuar një sukses të paparë, duke kaluar edhe hitin super të famshëm “Despacito”.
Tyler ka kënduar këngën “Total Eclipse of the Heart”, pikërisht në momentin e eklipsit të plotë të diellit, që kanë përjetuar qytetarët e Amerikës dhe kjo këngë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është radhitur e para në iTunes.

“Unë kurrë nuk lodhem duke e kënduar këtë këngë”, ka thënë këngëtarja Bonnie Tyler për Good Morning America, pak para se të këndonte këtë këngë në bordin e një anijeje udhëtimi në lindje të Bahamas.
Sigal