Bolt feston ditëlindjen me një natë pasionante

572
Usain Bolt nuk i kufizoi aspak festimet për 30-vjetorin e tij të lindjes që ishte vetëm pak ditë pasi ai siguroi medaljen e 9 të artë olimpike në garën e 4×100 m për meshkuj me Xhamajkën. Rekordmeni botëror, i cili nuk do të jetë më pjesë e Olimpiadave, është parë në një klub nate të Rio De Zhaneiros teksa argëtohej deri në orët e vona, madje duke u përfshirë edhe në vallëzimin sensual “twerking” me një vajzë. Por jo vetëm kaq, rezulton se atleti i famshëm xhamajkan pati një takim edhe me studenten Jady Duarte, me 20-vjeçaren që nuk ngurroi të postojë në Whatsapp fotot intime me Boltin. 
Duke folur për median, Duarte theksoi se nuk e kishte kuptuar se ishte takuar me një sportist të famshëm si Bolt dhe se gjithçka rezultoi si diçka normale.
Problemi është sesi do i presë këto festime e dashura e Usain Bolt, Kasi Benet, me të cilën rekordmeni botëror është në një lidhje prej 2 vjetësh dhe të cilën ai e cilëson si “Zonja e Parë”. Sipas motrës së Bolt, Christin, shumë shpejt çifti do të shpallë zyrtarisht fejesën.
Sigal