Blerina Matraku: Punë, lodhje, pasion & fama vjen vetë…

1206
Sigal

Personazh/ Flet Këngëtarja sexy, Blerina Matraku: Nuk kam kohë për dashuri!

Ajo është një këngëtare e re që, ndonëse është bërë e njohur këto vitet e fundit nga publiku i gjerë, është marrë me këngën që në fëmijërinë e saj. Një artiste që, lëvron edhe muzikën e lehtë dhe që, ka marrë pjesë në shumë festivale, konkretisht , në festivalin “Kënga Magjike”. Në repertorin e saj ka si këngë solo, ashtu edhe duete të suksesshme . Gjithashtu, ajo lëvron edhe muzikën popullore, duke performuar live në lokale apo evente të ndryshme, ku shpesh herë është e ftuar. Një vajzë e thjeshtë, e cila kërkon që, ëndrrat dhe karrierën e saj t’i ndërtojë në kryeqytet. Siç shprehet vetë ajo, në intervistën e dhënë për lexuesit tanë, i është dashur të sakrifikojë dhe të durojë shumë, për të arritur këtu ku është.

 -Përshëndetje Blerina. Keni një trup super në formë, cili është sekreti?

Duhet të kujdesemi ne për trupin që trupi të kujdeset për ne. Është një balancë aq delikate dhe një reciprocitet aq i drejtpërdrejtë dhe i menjëhershëm sa nuk mund ta përshkruaj pa gabuar. Si rrjedhojë ushtrime çdo ditë, edhe në ato shumë të zëna me punë, ku nuk mund të shkoj në palestër, nuk heq dorë nga e ecura. Kështu që, kurrë nuk e teproj me yndyrat dhe kalori. Dhe kryesorja, shumë fruta & perime.

 -Shumë vite në skenë. Si i kujtoni fillimet tuaja në muzikë ?

 Kam qenë fëmijë kur këndoja nëpër koncertet e shkollës fillore dhe ëndrra ime ishte të bëhesha një këngëtare që të prekja skenat e mëdha. Janë dashur shumë sakrifica që t’i hyja botës së muzikës, sepse nuk është e lehtë të jesh artiste, por pasioni për këngën më bënte që të mos stepesha.

 -Sa kohë i kushton pamjes, cilat janë trajtimet e bukurisë apo dietat ?

Koha është gjithnjë në varësi të impenjimeve. Më vjen ndonjëherë të ulem përpara pasqyrës në mëngjes dhe të dua të qëndroj ulur gjatë e të merrem me veten. Por rrallë herë mundem. Dieta nuk mbaj. Regjim të balancuar ushqimor po.

 -Ç’është dashuria për ju?

 Dashuria është ndjenja më e bukur që e shoqëron njeriun gjatë gjithë jetës së tij.

 -Cili është personazhi shqiptar i veshur më mirë, sipas jush?

Janë të shumtë, por do të veçoj këtu artisten Jonida Maliqi.

-Pjata e preferuar, cila është ?

 Supa me perime & sallatrat e ndryshme.

 –     Hobet tuaja, cilat janë?

–     Pasioni më i madh i jetës time është kënga padyshim, por nuk mbetet pas aktrimi dhe udhëtime në vende të ndryshme të botës.

–     – Parfumi i preferuar?

–     Chanel Chance.

–     -Cili është sekreti yt i suksesit?

–     Mendoj se janë zëri im dhe këngët që unë zgjedh për të kënduar. Këto janë armët e mia. Duke parë gjithmonë përpara, duke punuar shumë. Nuk besoj se ka ndonjë sekret tjetër.

–     -Sa i përket jetës private, ç’mund të na thoni?

–     Nuk kam kohë për dashuri, jam single & e lumtur..

 –     A jeni xheloze ndaj shoqeve të njëjtit profesion?

–      Aspak, secila ka fansat e veta.

 –      -Mban mend cili ishte momenti që të dha famë?

–     Fama ka ardhur gradualisht. Nuk mund ta them saktësisht se cili ka qenë momenti që kam marrë famën më të madhe. Nuk e kam kërkuar famën si qëllim në vetvete, por jam përpjekur gjithmonë të kërkoj sa më shumë tek vetja. Punë, sakrificë, lodhje, pasion….Dhe fama vjen vetë.