Blerina Matraku në dimensionin e dashurisë

944
E bukur e dashur seksi me një buzëqeshje të ëmbël që e karakterizon gjatë gjithë kohës me një mimikë të bukur, por mbi të gjitha me një talent të lindur me një zë brilant kur këndon nga muzika franceze, latine, italiane dhe deri te popullorja në shqip e cila është vlerësuar si një ndër zërat më të veçantë të tregut muzikorë e kam fjalën për këngëtaren e mirënjohur Blerina Matraku. Blerinën të gjithë e njohin në aspektin profesional dhe atë artistik, por ajo ka vendosur që përherë të parë të rrëfehen në një këndvështrim krejt ndryshe për adhuruesit e saj. Blerina ka vendosur të vij një një intervistë ekskluzive krejt ndryshe nga herët e tjera për gazetën “Telegraf” Le ta njohim Blerinën në dimensionin e Dashurisë.

Dashuria e parë, të kujtohet?
Në fakt, jeta ime profesionale është e lidhur shumë me atë personale… që do të thotë… Dashuria e parë për mua… Ishte Muzika… e kujtoj madje me shumë dashuri akoma.

Puthja e parë, zbulim apo zhgënjim?
E theksoj që shijet e mia në të perceptuarit e jetës janë shumë ndryshe dhe relative… puthja e parë që unë kujtoj ,është puthja në ballë e nënës në shenjë bekimi… 

Në dashuri ia vlen të ngulësh këmbë?
Në dashuri nuk ia vlen të ngulësh këmbë, pasi dashuria në vetvete është liri, i(e)lirë të duash. Më saktë është përkatësi, nëse dy njerëz duhen e gjejnë njëri-tjetrin.

Të biesh në dashuri: një marramendje e lehtë, apo tre shot-sa rresht?
Asnjëra nga këto të dyja… është ndjesia e jetës në 3D

Strategjia e joshjes. Cila është e jotja?
Strategjia ime, unë nuk kam një të tillë… Unë jam unike në llojin tim… dhe nuk jam përdoruese e recetave… Ndoshta vërtetësia ime dhe origjinaliteti që përfaqësojnë 100% Blerinën.

Kategoritë e meshkujve që nuk të pëlqejnë?
Nuk më pëlqejnë meshkujt që janë sipërfaqësorë e që nuk shohin përtej bukurisë…

Çfarë përdor për të joshur: bukurinë, pasurinë, trurin, humorin?
Asnjërën nga këto… Unë mendoj që aftësia për të joshur apo për të bërë shumë gjëra në jetë, është e lindur me njeriun… ose e ka ose nuk e ka… unë jetoj në harmoni me “Universin” dhe te unë çdo gjë ndodh, sepse duhet të ndodhë…këtë gjë unë e quaj ekzistence.
Shqisa më e rëndësishme në dashuri
Sytë… Jo në sensin e syve të bukur, por në sensin e aftësisë për të shprehur gjithë botën pa qenë nevoja për fjalë… e kam fjalën për vizionin që përmban një shikim.

Çfarë kishe veshur në takimin e parë?
Një golf…{qesh} Në mënyrë që të isha sa më komode dhe mos të bëja përshtypje nga veshja apo dekolteja… 

Të ndërrosh fustanin pesë herë para se të dalësh. Është shenjë dashurie?
Mendoj që është shenjë pasioni… dhe jo vetëm… Por në të njëjtën kohë është një lloj kujdesi për veten ose shenjë pavendosmërie…

Dashuri me shikim të parë, edhe pse mund të kesh parë gabim? Apo më e menduar?
Dashuria me shikim të parë,është pak platonike… kur fillon të shohësh me nga afër kupton, nëse ia ka vlejtur apo jo…

Donzhuanët: i shmang apo të joshin?
I bëj shokë…(Qesh)

Seksi pasuron dashurinë? Apo e kundërta?
Janë sa të ndryshme aq edhe të pandashme nga njëra tjetra… Megjithatë, nëse ka dashuri të tjerat vijnë… love is the anser…

Një, dy apo tri çmenduri për dashurinë?
Sakrificë, vetëmohim, përulje…

Më mirë ngjashmëria apo tërheqja e të kundërtave?
Unë jam e mendimit se ngjashmëria… por në brendësi të zemrës, sjelljes, botëkuptimit… jo në ngjashmërinë e tipareve…

Të shiheni në sy, apo të shihni në të njëjtin drejtim?
Të dyja bashkë… 

Sakrifica apo lule dashurie?
Normalisht sakrifica… lulet janë paketë ose qershia mbi tortë, 

Bëjmë një bilanc të historisë suaj. Nga e kupton që historia është dashuri e vërtetë?
Nëse i mbijeton stuhive… Plus që…

Ne jemi qenie që nuk e dimë pse kemi ardhur në këtë botë, kur as emrin nuk e kemi zgjedhur vetë… Ne mendojmë që e dimë arsyen, por në fakt jemi të pasigurt për ç’do gjë… Ne dimë një gjë që nuk dimë asgjë, thotë dhe Ajnshtajni…

Një dashuri e jotja e madhe e përmbledhur në një: vend, ushqim, muzikë?
“Jeta”

Je xheloze në dashuri?
Jam pak natyrë ëndërrimtare … që besoj në dashurinë e vërtetë dhe xhelozia do e vriste dashurinë… kështu që nuk ia ushqej xhelozinë vetes… edhe pse thellë thellë të gjithëve na ngacmon… unë nuk jam xheloze por jam fanatike e asaj që më përket…

A ke mbyllur ndonjë lidhje dashurie për shkak të xhelozisë?
Jo… më tepër për mospërputhje karakteresh…

Çfarë ju gëzon dhe frikëson njëkohësisht në një lidhje?
Më gëzon fakti që mund të jetë dashuri si nëpër filma… dhe me frikëson fakti që nuk mund të jetë e tillë si histori … I njëjti fakt më gëzon dhe frikëson…

Dashuron shumë? Apo mesatarisht? Te vërtetën?…
Unë ose dashuroj shumë ose më mirë fare. Çdo gjë në jetën time e bëj me shumë dashuri…
Era Çela
Sigal