Blerim Destani shpallet aktori më i mirë në New York

568
Aktori shqiptar Blerim Destani është shpërblyer me një çmim për arritjet në karrierën e tij si aktor. “Java e Filmit Shqiptar” në New York ka nderuar aktorin shqiptar me çmimin e aktorit më të mirë. Megjithëse ky event nuk mund të konsiderohet me përmasa ndërkombëtare, Destani u shpërblye për punën jashtë kufijve shqiptar. Në marrjen e cmimit ai pozoi sebashku me prinderit e tij.

“Sot në premierën e filmit, Prindërit më ofruan emocionin e vecantë në qilimin e kuq. Flm për kete përjetim të ralle. Ju dua”, shkruan Destani ne faqen e tij ne Facebook. Ndryshe filmi më i ri “ Soko 5113” ku merr pjesë aktori shqiptar, ka premierën sonte në kanalin e njohur gjerman, ZDF.
Sigal