Bledi Laço: Amaneti i të madhit Teodor Laço, të prehej në vendlindje

828
Sigal

Bled Laço, i biri i shkrimtarit, ish deputetit e ish-ministrit të Kulturës, Teodor Laço, që u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare mëngjesin e së shtunës.


Ka then se “Im atë ka lënë amanet
që të prehet në Korçë. Pas homazheve  qe do të mbahen në orën 11:00 në hollin e
Ministrisë së Kulturës, ne do të shkojmë drejt Korçës, ku babai do të prehet në
qytet, siç ka qenë dëshira e vullneti i tij. Këtë donte ai, të jetë në
vendlindje”.

 

 

Ai u shua në orët e
para të mëngjesit në spital, ku ishte shtruar së fundmi për shkak të problemeve
shëndetësore. Shkrimtar, dramaturg, politikan dhe diplomat, skenarist filmash
artistikë e dokumentare, jo shumë kohë më parë, Laço qe shprehur: “Sigurisht e
shoh veten me kritikë. Por zakonisht nuk kam shumë për t’u penduar. Çdo njeri
ka diçka për t’u penduar. Unë mund të them se jam i kënaqur nga jeta ime”.

 

I pyetur nëse ka lënë
pa mbaruar projekte, i biri Bled Laço tha dje se: “Ka pasur plot. Ka qenë aktiv
deri së fundmi, para se të shkonte në spital. Nuk mund të them diç ka më
konkrete, sepse gjërat kur janë të pambaruara, mbeten dorëshkrime. Ishte aktiv
deri në momentin që sëmundja e bëri të pamundur dhe u shtrua në spital”.