“Blackstar” i artistit anglez do të ndiçojë në 2016

551
“Blackstar” është singëlli që vjen me albumin e 28-të të David Bowie i cili do të publikohet më 15 janar. Artisti anglez kësaj radhe ka vendosur të sjellë diçka jashtë të zakonshmes. Një logo e zezë në një fushë të bardhë me emrin e artistit të shkruar me gërma të pakuptueshme. Një album jazzi, me eksperimentime dhe melodi klasike bowiane, e cila arritën t’i shtojë diçka të re pasurisë diskografike të këngëtarit.
“The Next Day”, albumi i rikthimit të tij të papritur në 2013 pas 10 vitesh heshtjeje, e kthen Bowie pas në kohë, me thirrje të qarta të së shkuarës së tij, duke nisur që nga kopertina ku shkruhet hapur heronj, shoqëruar me një yll të dizenjuar.
Bowie ka dashur të sjellë dicka të re në tregun muzikor, të paktën në brendinë e saj. Pikërisht për këtë, shoqëruar edhe nga producenti i tij historik Tony Visconti, ai ka lënë në një farë mënyre në pushim muzikantët e tij të zakonshëm, duke eksperimentuar me një grup xhazi me pjesë muzikale të rrymës rrok. Bateria frenetike dhe saksofoni i Donny McCaslin, një protagonist i vërtetë, sjellin një melodi të qetë që të fton në një dimension lirie të pafundme.
Jazzi ka shoqëruar karrierën muzikore të Bowie si një rrjedhe lumi, duke shënuar suksese të ndryshme në kohë. Kujtojmë këtu bashkëpunimet e tij me Mike Garson,”Aladdin Sane”, me Lester Bowie në këngët “Black Tie / White Noise”, apo edhe bashkëpunimin me Pat Metheny në vitet ‘80 me hitin “This Is Not America”. Nuk ka dyshim që “Blackstar”, singëlli i parë dhe kënga e lancimit është një manifest i albumit të ri.
68-vjecari ka guximin të eksperimentojë edhe në këtë fazë të jetës së tij me karrierën, duke risjellë nostalgjiken për fansat e tij të vjetër, por edhe një melodi të freskët për të rinjtë…
Sigal