Bie sërish kompania gjigante Samsung, shpërthen edhe Samsung Galaxy J5

599
Sigal

 Ndonëse ajo e filloi vitin fuqishëm me Galaxy S7 dhe S7 Edge, gjërat padyshim filluan të përkeqësoheshin kur Galaxy Note 7 filloi të shpërthejë dhe të përfshihet nga zjarri.

Gjithashtu, në fillim të këtij muaji Samsung u detyrua që të tërheqë 2.8 milionë pajisje elektroshtëpiak, për shkak se gjatë përdorimit ato çmontoheshin.

Më së fundi, një grua në Francë ka denoncuar shpërthmin e smartfoni Galaxy J5. Lamya Bouyirdane tha për “Associated Press” se në një moment vuri re se telefoni i saj ishte shumë i nxehtë tek pjesa e ekranit, dhe filloi të dilte tym nga telefoni. Pastaj ajo e hodhi atë në dysheme dhe telefoni u përfshi nga zjarri, ndërsa pjesa e pasme e tij u deformua tërësisht.

Gruaja thotë se planifikon të hedhë në gjyq kompaninë Samsung, pasi ishte djali i saj ai që u rrezikua, teksa po mbante telefonin në dorë disa sekonda para se të shpërthente.

“Nuk mund të komentojmë tani për këtë incident të veçantë derisa të ekzaminojmë këtë telefon. Siguria e konsumatorëve mbetet prioriteti ynë më i lartë dhe duam të punojmë me çdo konsumator që ka përjetuar ndonjë problem me produktet e Samsungut, me qëllim që të hetojmë rastin dhe t’i mbështesim ata. Problemet me Galaxy Note 7 janë të izoluara vetëm me atë model”, ka thënë Samsung në një deklaratë për CNET.