Bezos kalon Gates si personi më i pasur në botë

572
Jeff Bezos, shefi i kompanisë për shitblerje online, Amazon, ka kaluar Bill Gatesin si personi më i pasur në botë. Rritja e vlerës së aksioneve për 1.8 për qind, ka bërë që Bezosi 53-vjeçar, ta rrëzojë nga kjo renditje themeluesin e Microsoftit, për herë të parë që nga maji i vitit 2013, sipas Indeksit të Miliarderëve nga “Bloomberg”. Bezos tani vlerësohet se ka pasur në vlerë prej më shumë se 90.9 miliardë dollarësh, pak më shumë se Bill Gates, që ka 90.7 miliardë dollarë. Pronari i Amazonit u bë personi i gjashtë që merr titullin, “Personi më i pasur” në 30 vitet e fundit.
Sigal