Beyonce tani do kapë edhe qiellin, ndërtesë gjigante me format e saj trupore

557
Përveç muzikës, Beyonce është e famshme dhe për linjat e saj trupore, linja që kanë vënë në lëvizje edhe mendjet e arkitektëve australianë. Kjo nuk ioshte dëgjuar kurrë më parë. Një studio arkitekturore australiane “Elenberg Fraser” ka fituar projektin për të ndërtuar një kullë shumëkatëshe 226 metra të lartë në Melbourne, e cila do të ketë formën e linjave të yllit të pop-it, Beyonce. Lajmin e bën të ditur revista britanike Dezeen, e njohur për profilin e arkitekturës. 
Sic shkruan, projekti për ndërtesën shumëkatëshe është frymëzuar sidomos nga linjat e këngëtares në klipin e këngës “Ghost”, pjesë të albumit me të njëjtin titull që ylli i pop-it ka publikuar në vitin 2013. Godina do të ngrihet në anën perëndimore të stacionit qëndror të Southern Cross dhe do të jetë e para gjë që njerëzit do të shohin sapo të dalin në rrugë. 
Sipas deklaratës së studios, e gjithë ndërtesa do të vlerësohet si një vepër arti se sa shkencë, ndaj edhe zgjedhja është bërë e tillë. E gjithë godina 68-katëshe, projekti i së cilës është miratuar në fund të muajit maj, do të ketë një strukturë të përcaktuar. Ajo do të përmbajë 660 apartamente, si dhe një hotel me 160 dhoma.
Sigal