Beyonce pozon nudo me barkun e fryrë

614
Ajo i mahnitit të gjithë pak orë më parë me lajmin se do të bëhet sërish nënë, këtë herë e dy binjakëve!
Dhe tashmë diva e muzikës dha një pamje shumë intime të shtatzanisë së saj, si një rrufe në qiell të hapur. Duke treguar qartësisht se ndjehet shumë e lumtur me gjendjen prej mamaje të ardhshme të dy binjakëve, ajo ka pozuar nudo me barkun tejet të fryrë. Plotësisht topless, Beyonce e ka mbuluar gjoksin e saj me duar, ndërkohë që poshtë kishte një veshje shumë të tejdukshme dhe minimaliste. Bukuroshja 35 vjeçare e publikoi këtë foto me mbishkrimin “ Kam 3 zemra”, edhe pse dyshojmë se kjo është ajo që do të vënë re komentuesit. Por gjithsesi është një pamje që vërtetë të ngroh zemrën.
Sigal