Beyonce mund Selena Gomez, fotoja shtatzënë në Instagram më e pëlqyera e të gjitha kohërave

68
Në vetëm 15 orë fotoja e shtatzënisë së Beyonce në Instagram ka arritur një rekord, duke i kaluar 1 milion pëlqime të rivales Selena Gomez.
Pothuajse për 7 muaj Selena Gomez nuk ka pasur rivale në Instagram, fotot e saj, selfi apo fotografi profesionale, gjithmonë kanë arritur një rekord me 6 milion pëlqime për një foto.
Mirëpo duket se rekordi i ka shpëtuar nga duart Selenës, pas momentit të publikimit të fotos ku shfaqet Beyonce shtatzëne, e cila njofton se pret dy binjakë nga Jay-z, një foto që i ka kaluar 7 milion pëlqej.
Ja fotot më të vlerësuara të të gjitha kohërave në rrjetet sociale.