Beyoncé dhe Jay-Z, emrat e binjakëve regjistrohen si marka

587
Të shumtë kanë qenë ata të cilët kanë pyetur se përse Jay-Z dhe Beyonce s’po i tregojnë emrat e binjakëve.
Tani sipas TMZ, po mësojmë se çifti nëpërmjet shoqërisë së këngëtares amerikane ‘BGK Trademark Holding’, ka nisur praktikat ligjore për të regjistruar si marka ekskluzive pikërisht ‘Rumi’ dhe ‘Sir’.

Nëse në të ardhmen dy binjakët do të donin të shfrytëzonin emrat e tyre për qëllime tregtare mund ta bëjnë pa problem.

Vetëm pak orë nga njoftimi i emrave të fëmijëve, një shoqëri me qendër në Boston, që merret me organizime martesash, kishte regjistruar një markë të njëjtë, përpara se Beyonce dhe Jay-z të bënin të njëjtën gjë.

Të dy në rast të një operacioni transaksioni të lidhur me atë emër, do të jenë të detyruar të ndajnë të ardhurat.
Sigal