Betimi i Hyppocratt-it 500 vet para Krishtit

708
Në Greqinë antike dhe në Romë ka patur shumë punime për etikën mjeksore dhe “Deontologjinë”, por Betimi i Hyppocratt-it 500 vet para Krishtit (J. C) vlersohet si kodi i vjetër i Deontologjis që nuk ka humbur vlerën as sot me këtë përmbajtje të shkurtër: 
“Betohem se të semurve nuk do tu shkaktoj asnjë dëm apo padrejtësi… Nuk do tu jap lëndë vdekje-prurëse dhe nuk do t’u tregoj rrugën për një veprim të tillë… nuk do të kryej aborte (dështime). Do të ushtroj profesionin me pastërti… Në çdo shtëpi do ti shërbej të semurit pa bërë dëm… Do të respektoj fshëhtësinë mjeksore (sekretin profesional), për çdo gjë që shoh e dëgjoj, nuk do ta përhap, duke u mbajt të fshëhtë”…

Pas 500 vjetësh :
“Urdhrin e MJEKUT” që u krijua në 1993 ku filloi të vihet në jetë me anë të betimit të Hyppocrat-it ( i cili bëhej formalisht dhe më parë) si më poshtë:
“Në prani të profesorve të mij të kësaj shkolle, të kolegve të mij dhe para shenjës së Hypokrat-it; unë premtoj të bëhem dhe të jem besnik i ligjeve dhe i ndershmërisë në ushtrimin e profesionit të mjekut… Do jap, ndihmë falas për të varfërit dhe nuk do të kërkoj kurrë pagesë mbi atë që vlen puna ime. Duke hyrë në intimitetin e shtëpis, syt e mij nuk do shohin atë që ndodh, gjuha ime do të ruaj sekretin që më besohet dhe sjellja ime nuk do të sjell dhe nuk do të favorizoj krimin. Duke respektuar dhe duke shpreh mirenjohjen ndaj profesorve të mij; unë do tu mësoj fëmijve të tyre atë që kam mësuar prej prindërve të tyre. Të më nderojnë njerzit në se jam besnik i premtimeve të mia”.
A përbën SHPIFJE apo shkelje të Kodit te Deontologjisë dhe Betimit të HIPOKRATIT..: ( 2015 )
Në kongresin e fundit të Shoqatës ndërkombetare “Mjeksia dhe ligji” thuhet : 
“Një mjek që nxjerr në shesh një sekret profesional vullnetarisht është fajtor dhe shkel betimin e Hyppocatt-it si mjek; por po të japi të dhëna me interes për shoqërinë, mjedisin sipas kërkesave ligjore nuk ngarkohet me faj”.
Sigal