Besjana Kërtusha: FB, është një trend që është shumë i preferuar, më lidh me botën

139

Personazh/ Flet për “Telegraf”, këngëtarja simpatike, Besjana Kërtusha : Më pëlqen jeta e natës, sepse jam në mbrëmje pune

Ka një jetë interesante. Një fëmijëri plot ëndërrime. Ka studiuar për kanto, pjesëmarrëse në shumë ansamble, evente e festivale muzikore, por ka një zë të ëmbël dhe ka nxjerrë në treg këngë të mrekullueshme. Ajo i këndon miqësisë, bukurisë së vendit e dashurisë. Kjo është Besjana, artistja e shumë hiteve të njohura që, me zërin dhe hijeshinë e saj ka hyrë fuqishëm në tregun muzikor dhe ka bërë për vete shumë fansa. Në një intervistë ekskluzive për lexuesit tanë, këngëtarja brilante na rrëfen planet e saj më të afërta në fushën e muzikës, emocionet që ka marrë pas publikimit të çdo kënge, jetën private si edhe klipin e saj më të ri … Lexim të këndshëm!

 – Besjana. Kush jeni ju dhe si iu futët botës së muzikës?

Unë jam një këngëtare profesioniste. Kam studiuar për Kanto. Muzika ishte pasioni im më i madh qysh në fëmijëri dhe tashmë një ëndërr e kthyer në realitet. Së fundi kam linçuar klipin tim më të ri, “Je mëngjesi im”

– E kujt ka qene ideja e këngës dhe a ishe e sigurt për suksesin e klipit, ashtu si edhe për këngën?

Ideja ishte e imja, por falënderoj edhe bashkëpunëtoret e mi, në veçanti Musical TV & Alban Furtuna

– E keni arritur suksesin që keni dëshiruar kohë më parë?

Mendoj se po.

– 24-orëshi i Besianës , si është?

Shumë i ngarkuar me punë në studio e aktivitete muzikore.

– Pushimet më të bukura që keni bërë?

Në bregdetet e Greqisë.

– Po pushime dimërore do bëni?

 Nuk e di nëse do të më premtojë koha.

– A e konsideron fat pamjen tënde të këndshme?

 Në radhë të parë, është gjenetike, mendoj unë, pastaj mos abuzimi kurrë me ushqimin apo pijet alkoolike. Këto janë kryesoret për të patur një fizik në formë.

– Muzika është po aq e bukur sa edhe e vështirë. Ti vetë ku e sheh të bukurën dhe ku të vështirën?

Sepse në ditët e sotme bota e muzikës është jashtëzakonisht konkurruese .

– Cila është mënyra më e mirë për të nisur një ditë të re?

Ta nisësh me muzikë dhe ritëm …

– Kush e përbën familjen tënde?

Prindërit e mi të dashur, vëllezërit e mrekullueshëm, të cilët i përshëndes.

– Udhëton vetëm apo me shoqëri?

Nuk para udhëtoj vetëm pasi udhëtimet e mia në të shumtën e rasteve janë udhëtime pune.

 – Jeni xheloze?

Aspak, se njoh këtë pjesë të jetës.

– Sa e sigurt ndihesh në vetvete? Çfarë të bën të ndihesh e tillë?

 Ndihem e sigurt 100%, sepse i di aftësitë e mia

– Sa arrin të ndjekësh trendet e reja të modës?

Sigurisht që, edhe unë përshtatem.

– Cili ka qenë harxhimi i fundit për veshje?

Disa ditë më parë shopping pranë një qendre tregtare.

– Dukesh që jeni e angazhuar shumë, a gjen kohë të lirë për shoqërinë, veten, familjen?

Varet nëse jam e përgatitur me kohën.

– A mund të ndikojë shoping-u në humorin tënd?

Normalisht që po.

– Sa e shpërblyer ndihesh në planin profesional? Po në atë personal?

Mendoj se jam mirë me ç’kam arritur, por kurrë nuk kënaqem me pak.

– A po troket dikush në portën tuaj të dashurisë apo tashmë ka trokitur?

 No comment.

 – Sa ju pëlqen jeta e natës?

Më pëlqen sepse jam në mbrëmje pune.

– Cila është ajo gjë që, e vlerësoni më shumë te vetja?

 Këmbënguljen dhe ambicien.

– Çfarë muzike dëgjoni për qejfin tuaj?

Muzikë të huaj.

– Çfarë ju bën të lumtur dhe çfarë ju nervozon?

 Më bën të lumtur harmonia e familjes time dhe më nervozon ligësia e njerëzve.

– E keni pasur ëndërr që të jesh e njohur në publik?

 Po, pse jo!

– Facebook është bërë një urë komunikimi sot në gjithë botën. Sa e lidhur jeni me ‘të?

Absolutisht që po, pasi është një trend që është shumë i preferuar nga të gjithë.