Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen

555
Sigal

Me mijëra besimtarë të krishterë kremtuan momentin me të rëndësishëm të kalendarit kristian, Krishtlindjen në katedralen e Shën Palit në Kryeqytet.

Duke sfiduar temperaturat e ulëta, besimtarët qëndruan për orë të tëra në pritje të meshës së shenjtë.

Mesha u kremtua nga Imzot Xhorxh Frendo. Kjo është‎ mesha e parë që imzot Frendo kremton për Krishtlindje, që pas marrjes së detyrës.

Këtë vit është lajmëruar se  nuk do të ketë pritje për politikanët,por do të shtrohet drekë për njerëzit e varfër.

Krishtlindja si një tryezë e madhe feste dhe harmonie bëri bashkë në këtë ditë qytetarë të besimeve të ndryshme të cilët përcollën urimet e para të Krishtlindjes.

Mesha u mbyll në orët e para të mëngjesit, ndërsa besimtarët u janë drejtuar njëri-tjetrit  me urimet për më shumë paqe e dashuri në botë. Krishtlindja ka si simbolikë pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe familjen e bashkuar.