Ben Blushi boton “Letër një socialisti”

669
Ben Blushi nxjerr sot në treg librin e tij të ri. E ka titulluar “Letër një socialisti”. Ashtu siç mund të kuptohet edhe nga titulli, deputeti trajton në këtë botim të ri zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste. Janë 10 letra për socialistët, mes të cilave, disa shpjegojnë se çfarë është Rilindja, për të cilën deputeti dhe shkrimtari është shprehur më parë se ka rezultuar të jetë vetëm një ambalazh dhe vetëm kasta qeverisëse e jo Partia Socialiste. Për Blushin, Rilindja e përdori PS –në për të marrë pushtetin; ajo ka në brendi të saj “rilindasit krenaristë dhe rilindasit kanabistë”. Lapsi.al ka mësuar se disa nga letrat janë platforma të Blushit për Partinë Socialiste. Ai ka përfshirë në librin e ri edhe 10 propozime ekonomike. Libri “Letër një socialisti” ka dalë tashmë treg dhe kushton 300 lekë.
Sigal