“Bëmë baba të të ngjaj!”

668
Sigal

  A do të jenë futbollistë të famshëm fëmijët e Lionel Mesit, Kristiano Ronaldos dhe Zherard Pikesë?

 Futbollistët që kanë bërë dhe vazhdojnë ta shkruajnë gjithmonë historinë e futbollit botëror janë gjithmonë në vëmendjen e tyre. Por, të fashmëm po bëhen edhe fëmijët e tyre. Janë të shumta rastet kur disa pinjollët e prej lojtarëve më të mirë në botë kanë dështuar. Kështu, djali i legjendës holandeze Johan Krujf Jordi Krujf, jo vetëm që nuk u ngrit kurrë në lartësinë e ish-lojtarit të Ajaksit dhe Barcelonës, regjisorit të “futbollit total”, por u zhduk pa lënë gjurmë. Po, kështu edhe djali i “paligjshëm” i Diego Armando Maradonës, Diego Maradona Junior, përveç ndonjë prezantimi në nivelet inferiore të futbollit italian, tashmë e sheh vetën po në këtë nivel në Argjentinë. Rastet e bujshme, babë e bir, që kanë shkruar historinë janë Maldinët e Italisë, Çezare dhe Paolo, dy legjendat e Milanit. Po kështu dhe dy Luis Suarezët, që kanë bërë bujë në Spanjë. Gjithsesi, në fokusin e gazetës janë “bebet”, fëmijët e Lionel Mesit, Kristiano Ronaldso, Xherard Pikesë, apo ata më të rritur të Dejvid Bekhamit dhe Zinedin Zidanit.

 Mesi dhe Tiago

 Lionel Mesi është fituesi i katërfishtë i “Topit të Artë” dhe gjeniu i Barcelonës tashmë është dhe një baba i “freskët’. Djali i tij, Tiago, i lindur dhjetorin e kaluar, është tashmë anëtar i klubit argjentinas, Njuell Old Bojs, me të cilin luajti edhe Mesin deri në moshën 13 vjeç, përpara se ai të pikasej nga “agjentët” e Barcelonës. Mesi dhe bashkëshortja e tij, Antonela, me të cilën ai është njohur në vitin 2009, së fundi ishin në Paris për të kaluar së bashku festën e Shën Valentinit. Mesi ka pohuar se, lindja e djalit i ka ndryshuar jetën.

  Kristiano & Kristiano

Kristiano Ronaldo Jr., një djali të lindur më 17 qershor 2010, me një nënë ende të panjohur për publikun, por që ka mbetur anonime falë një marrëveshje midis kapitenit të Portugalisë dhe vajzës së panjohur. Çmimi i blerjes së heshtjes së nënës biologjike shkon në shifrat 10 milionë euro. Kristiano është i çmendur pas djalit të tij, dhe lojtari më i shtrenjtë në botë – 94 milionë euro – dëshiron që ta bëjë atë një futbollist.

  Pike dhe Milan

Në pamje të parë, duket se kemi të bëjmë një ndeshje, ku mbrojtësi i fuqishëm i Barcelonës do të përballet me skuadrën italiane të Milanit (në fakt, skuadrat janë shortuar në Ligën e Kampioneve). Por, bëhet fjalë për djalin disa javësh të futbollistit me këngëtaren e famshme kolumbiane Shakira. Siç është dhe traditë në klubin katalanas, Pike e regjistroi të birin si aksionar të Barcelonës. Fotot e publikuara tregojnë Milanin e vogël me veshje sportive të personalizuara.

Holly Peers zhvishet për basketbollistët

 Skuadra e Los Angeles Lakers ka një motiv më shumë për të ndryshuar marsh dhe për të ndryshuar kurs në kampionatin e NBA-së. Quhet Holly Peers dhe është një tifoze speciale e yjeve të basketbollit. Për të motivuar lojtarët modelja e bukur angleze ka vendosur të improvizojë një “striptease” dedikuar pikërisht Kobe Bryant me shokë…

 Kate Upton “shkrim” edhe Antartikun

 Kate Upton e ka mbaruar prej disa javësh sesionin fotografik në Antartik, por tashmë foto e bëra publike po bëjnë xhiron e botës. Modelja amerikane nën temperatura -20 gradë, ka pozuar për revistën e njohur “Sports Illustrated” duke mbajtur veshur vetëm bikini dhe duke treguar se është shumë e nxehtë për temperaturën e Antartikut .