Bella Thorne, ish ylli i Disney plotësisht nudo dhe pa photoshop për GQ

Ajo është shfaqur plotësisht nudo, duke treguar format e seksi në kopertinën e GQ Mexico pa dashur të bëjë asnjë ndërhyrje me photoshop dhe komenton: ’Nuk dua asnjë ndërhyrje. Nuk jam perfekte, jam një qënie njerëzore dhe jam reale!”.

Bella Thorne, ylli i Disney, e cila ka qenë një vajzë e re që premtonte shumë në ‘Big Love’ dhe ‘Me të gjithë ritmin’, tani që në 8 tetor do të festojë 20 vjetorin, duket se ka një qëllim, të mos kalojë pa rënë në sy… pa qene e nevojshme të përdorë photoshop.
Në një postim të bërë prej saj në Instagram Bella shkruan: ’Kërkova në mënyrë të veçantë që fotot e mia që do publikohen në GQ të mos preken fare. E di që kam defekte, por jam një qënie njerëzore, reale.
Nëse do kisha bërë të kundërtën cdo ditë që do shihesha në pasqyrë nuk do shihja atë që të tjerët do shihnin. Unë nuk desha të modifikoja as aknet në fytyrë, dhëmbët nuk kërkova të mi zbardhin më shumë, pra doja çdo gjë të ishte natyrale. Kështu njerëzit do të mendojnë që nuk jam perfekte, edhe pse njerëzit e famshëm duhet të jenë. Ik pi..dhuni të gjithë, unë nuk jam perfekte jam një qënie njerëzore dhe jam reale!’- mbyll komentin Bella.