Bëhen prindër në Festën e Flamurit, Mirjam Cani sjell në jetë Ameli

587
“Ditën e lindjes së vajzës time e festojnë të gjithë shqiptarët! Nuk mund të isha një njeri më i lumtur në jetë. Nuk ka bekim më të madh se një fëmijë. Ameli ju uron të gjithëve Gëzuar Festën e Flamurit”, ky ka qenë shkrimi nëpërmjet të cilit këngëtari Alban Skënderaj ka njoftuar lindjen e vajzës së tij dhe Miriamit, Amelisë.
Data e lindjes së vogëlushes me siguri do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët, duke qenë se përkon me Festën e Flamurit.
Albani duket vërtet i lumtur për të përcjellë një lajm kaq të bukur sa ky, pra besojmë se Miriami dhe fëmija janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.


Sigal