Beckham u prezantua në çmimet vjetore të “Glamour Women” nga djali i saj

526
Ajo preferon të varë buzët sa herë del në kamera. Por Victoria Beckham këtë herë nuk mund të bënte të njëjtën gjë teksa u prezantua në çmimet vjetore të “Glamour Women” në Manhatan nga djali i saj i madh Brooklyn.

Stilistja 41-vjeçare u përqafua ëmbëlsisht nga djali i saj model 16-vjeçar pasi ai i dha asaj çmimin “Fashion Force” në skenën e Carnegie Hall. Gruaja e ish-futbollistit Beckham u ndje krenare kur u thirr nga djali i saj në ceremony. “Ndihem kaq krenar për ty, jam shumë i lumtur që ndodhem sot këtu, të dua shumë,” tha Brooklyn për Victorian
Sigal