Bateria e Ringo Starr shitet në ankand për 2.2 milionë dollarë

507
Një bateri e përdorur nga Ringo Starr gjatë regjistrimit të disa prej këngëve më të famshme të Beatles është shitur në një ankand në vlerën e 2.2 milionë dollarëve në Nju Jork. Blerësi është pronari i një ekipi të Ligës Kombëtare të Futbollit. Starr e ka përdorur këtë bateri në më shumë se 200 performanca të grupit të famshëm në vitin 1963 dhe 1964, por gjithashtu edhe në regjistrimin e këngëve të mirënjohura si “Can’t Buy Me Love,” “She Loves You” dhe “I want to Hold Your Hand.”

Sipas Shtëpisë së Ankandeve Julien’s, pronari i Indianapolis Colts, Jim Irsay bleu batërinë e cila prej më shumë se 50 vjetësh nuk ishte parë në publik. Në ankandin e zhvilluar në fundjavë në Nju Jork u shitën gjithashtu edhe nje fotografi unike e grupit Beatles pas publikimit të “White album” në Mbretërinë e Bashkuar në vlerën e 790.000 dollarëve, si edhe një kitarë Rickenbacker, të cilën Ringo Starr-it ia kishte dhuruar John Lennon. Kitara u shit në vlerën e 910,000 dollarëve.

Ankandi në Berverly Hills qëndroi i hapur për tre ditë. Më shumë se 800 relike, objekte dhe sende personale të muzikantit dhe gruas së tij aktores Barbara Bach u shitën gjatë këtyre ditëve dhe vlera e tyre arriti në total 10 milion dollar. Një pjesë e këtyre parave do të shkojnë në Fondacionin Lotus, i themeluar nga Starr dhe Bach për të financuar dhe promovuar projektet bamirëse.
Sigal