Bashkim Qeli: Ata ranë për te mos u harruar kurrë, a ta mbetën 11 lule bore në historinë e shkollës

1192
Kaluan 35 vjetë, nga ajo ditë e premte e 6 shkurtit 1981. Sa larg dhe sa afër ajo ditë, për mua dhe për të gjithë kolegët e mi, që e përjetuam atë ngjarje makabre, tronditëse dhe shokuese që ndodhi me efktivat e Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerave “Enver Hoxha” në fushimin dimëror, në qytezën ushtarake të Fekenit. Shkolla e kishte në programin mësimor, që mujin shkurt të çdo viti akademik të shkonin në Feken për përgatitjen e trupave, për të vepruar në kushtet të vështira atmosferike, për kalitjen e kuadrit të ri oficer. Studentët, sapo ishin kthyer nga pushimet e vitit të ri, që i kishin bërë pranë familjeve të tyre. Jeta në shkollë gumzhinte nga hovet rinore të studentëve, të cilët tregonin se si i kishin kaluar pushimet e vitit të ri. Ndërkohë, krahas proçesit mësimor, Dega Mësimore, Fakultetet, katedrat, dhe Komandat e reparteve po përgatiteshin edhe për vajtjen në Feken, për të zhvilluar stërvitjet dimërore. Mbas Dajtit, ndodhet Mali me Gropa, lartësia më e madhe është 1827 m. mbi nivelin e detit, me malin e Meçekut. Nën këmbët e Meçekut, ndodhet qyteza e usharake e Fekenit. Kjo qytez alpine për disa dekada, ka shërbyer si qendër e përgatitjes së studentave ushtarak, në kushtet e vështira atmosferike për kalitjen fizike të tyre. Shumë kuadro oficerë, të dalë pas viteve 1970 nga kjo shkollë e kanë të shkruar në karakteristikën e punës së tyre përegatitjen në kushtet e vështira atmosferike. Vetë Shkolla e Oficerave e ka në programin e saj si një pjesë vitale që lidhet me përgatitjen dhe stërvitjen në terrene malore në kushtet të rënduara atmosferike, në auditoret e blerta dhe alpine. Dhe në këtë zonë ndodhi edhe fatkeqësia e 6 shkurtit 1981, që do të rrezatojë përherë për ne bashkohësit e tyre dhe për brezat e ardhshëm, hovin rinor dhe heroizmn masiv të atyre djemëve me uniforma të blerta, të cilët i vunë gjoksin dhe u përleshën me ortekun vdekje prurës, në emër të dashurisë për jeten dhe shokun. Dimri atë vit erdhi shpejt. Mali Dajtit vuri kapelen e bardhë më herët se vitet e tjera, që nga fundi i nëntorit. Javën e fundit të janarit, Komanda e Shkollës, nisi bazën materiale për në Feken si dhe mori masat për vajtjen e shkollës në fushimin dimëror. Komandanti i shkollës Rustem Peçi dha të gjitha urdhërat dhe udhëzimet për marshimin, mbritjen dhe sistemin e trupave në fushimin dimëror të studentëve.
Ngjarja
Kishte disa ditë që në zonën e Fekenit binte dëborë pa pushuar dhe malet ishin të ngarkuar. Atë ditë koha ishte shumë e keqe, por stërvitja do të bëhej në kushte të rënduara atmosferike sipas programit mësimor. Ditë e premte ( 6 shkurt 1981) rreth 11 grupe mësimore kishin përgatitje fizike, me temën “ Marshimi dhe veprimet luftarake në terren malor, në kushte të vështira atmosferike”. Udhëzimet u dhanë të rrepta për lëvizjen me masat e sigurimit. U udhëzuan studentët që të jenë të vëmendshëm ndaj çdo rrëshqitje të dëborës gjatë marshimit. Kolona drejtohej nga pedagogët Mark Mici, Bashkim Lika, Bashkim Topçiu, Ramazan Bakalli, Ramazan Zelia, Luan Qosja dhe Shefi katedrës së Përgatitjes Fizike Petrit Murzaku. Ata kishin marrë të gjitha masat e duhura për zhvillin e stërvijes në kushte të përafërta me ato të luftës. Dhe kur gjithëçka po vazhdonte sipas programit, rreth orës 11:30, një shkarje e papritur, tepër e shpejtë dëbore me një gjërësi rreth 100 m erdhi para studentëve. Pa i dhënë askujt mundësi për të reaguar e të mernin masa mbrojtje, ky masiv i stërmadh dëbore, rrëshqiti nga maja e Meçekut, drejt qytezës ushtarake të Fekenit. Ishte ortek i cili përfshiu grupet e studentëve që marshoni drej majës së malit. Orteku erdhi i shoqëruar më një zhurmë të fuqishme karakteristike të lëvizjes së tij. Në kolonën e marshimit ishin mbi 200 studentë dhe pedagogë, që ndonëse u zunë në befasi nga orteku, pa patur nevojën e urdhërit, futen në betejë për jetë a vdekje me masivin e dëborës. Oshëtima e ortekut dhe thirrjet e studentëve ishin si alarm për efekivin tjetër që përfshiu në këtë ngjarje tërë efektivin e shkollës. Sa hap e mbyll sytë, i gjithë efektivi i shkollës la procesin mësimor dhe u vërsul në drejtim të qendrës së ortekut, atje ku po luftohej me vdekjen nga studentet që ishin nën ortek i cili e kalonte lartësin 2m. Me dhjetëra studentë gjendeshin në thellësi të ortekut.. Të tjerët luftonin me dëborën masive për të shpëtuar shokët, duke i nxjerrë nga thellësia. Çdo student luftonte me forcë mbinjerëzore dhe të gjithë së bashku për të shpëruar jetën e shokut. Pikërisht në këto momente, kur përpjekjet titanike për të shpëtuar shokët po shkonin drejt fundit, pas gati mbi 30 minuta nga orteku i parë, ndodhi ajo që s’duhej të ndodhte. Një tjetër masiv dëbore ( ortek) më i madhë se i pari, shkëputet nga maja e malit në drejtim, të vendit ku po luftohej për të shpëtuar jetët e shokëve, ku ndodheshin shumica e studentëve. Orteku i zuri në befasi dhe me një forcë goditëse me edhe më të fuqishme se i pari. Përleshja u bë më fuqishme dhe e pazakonte me masivin e dëborës. Nuk mund të dalloje dot në mes të studentëve se cilët ishin goditur dhe kush ishte i plagosur. Të gjithë luftonin me ortekun vdekjeprurës njësoj, me duar e këmbë, me forcën e madhe të dashurisë për shokun dhe jetwn. Asnjë nuk u ankua dhe u tremb, por i vunë gjoksin dëborës për të nxjerrë shokët nga nënbora. Të gjithë të bashkuar për një qëllim për triumfin mbi vdekjen, pro jetës. Të plagosurit dhe ata që nuk ishin dëmtuar me mjete rrethanor bënin barrela për të mbartur shokët që ishin në gjendje më të rëndë dhe i shpinin drejt fushimit. Të tjerët i mbështillnin me pelerinat, kapotat dhe me gjithçka që ishte rreth e rrotull vendit të ngjarjes, duke mos haruar për asnjë çast për të dhënë ndihmën e shpejt shokëve të lënduar, duke iu afruar dashurinë vllazërore për t’u ngritur moralin. Por betejat nuk përfundojnë pa humbje, prandaj quhen beteja. Bilanci – njëmbëdhjet të vdekur, dy prej tyre u gjetën pas 24 orësh Nexhip Çopa dhe Aleko Gjoni, ndërsa Çlirim Pulaj pas 48 orësh. Shumë të shpëtuar dhe të plagosur.
Atë ditë…
Atë ditë u ndan nga jeta 11 shokët tanë, jetën e tyre e ndërpreu orteku kjo vorbull e mistershme e natyrës e cila fsheh brenda vetes fatkeqësi edhe më të mëdha. Ata ishin Çlirim PULAJ, Nikollaq BERO, Dushan SHAMETI, Besnik SHEHU, Bilbil PASHAJ, Qemal LIKA, Ilir GRAMATIKOJ, Pëllumb RRAPO, Bujar AGO, Nexhip ÇOPA dhe Aleko GJONI. I rendita njëri pas tjetrit sepse ata u ndan nga jeta të gjithë bashkë, njeri pranë tjetrit nën dëborë, për të shpëtuar njeri -tjetrin me dashurinë për shokun dhe jetën në lulen e rinisë. 
I kam njohur që të gjithë, një pjesë si koleg dhe disa studentëve u kam dhënë mësim. Ata janë :-
ÇLIRIM PULAJ – E kam njohur nga afër si koleg zyre në katedrën e taktikës më pas në Degën Mësimore planizues për gjitharmëshin. Oficer i përgatitur e me kulturë ushtarake. Shpesh herë bisedonim për problemet e mësimdhënies se ishte më i vjetër se unë në shkollë. I papërtuar dashamirës me shokët dhe korrekt me punën. Para se të shkonte në Feken më dha çelësat e zyrës dhe të biçikletës duke më thënë që të premten leri çelësat tek oficeri drejtimit se do të vij në shtëpi. Më pas më tha :-“ Bashkim do të them një sekret, kam vendosur me gjithë Natashën ( gruaja e tij) që kur të kthehem nga Fekeni do të birësoj një fëmij.” Mua mu bë qejfi sepse i kisha thënë disa herë që të birësontë një fëmijë. Por ai nuk ariti dot që ta plotësonte këtë dëshirë të tij. Unë e kam peng edhe sot që atij nuk ju realizua dëshira. 
NIKOLLAQ BERO – Pedagog i taktikës kolegu im nga Berati. I urtë fjalëpak, i aftë profesionalisht, komunikues me shokët dhe studentët. I sapo martuar dhe la një djalë. Kishte disa muaj që kishte marë shtëpi të re dhe nuk e gëzoi atë. Djali i tij sot mund të jetë martuar dhe ta ketë vënë emrin e të atit
DUSHAN SHAMETI –Oficer i ri komandant batalioni, I shkathtë, kërkues, rigoroz dhe këmbënguls në zabtimin e detyrës. Me të dëgjuar sinjalin së bashku me Sali Xhakupin u nis me shpejtësi në drejtim të vendit të ngjarjes së bashku me shokët ndihmoi në nxjerrjen dhe shpëtoi shimë student por orteku i dytë e mori me vete, duke i marë jetën Ai la një djalë një vjeç. rrugën e Dushanit e vazhdoi i vëllai Bego Shameti të cilin unë e pata student.
Bashkë me kolegët e mi ranë edhe tetë student ata janë ;- 
BESNIK SHEHU, djalë me origjin nga Gjirokastar me banim në Fier, biri oficeri, djal i shkathtë i zgjuar, i mençur, buzagaz i dashur me shokët dhe korrekt me eprorët.
ILIR GRAMATIKO, djalë me origjin nga Gjirokastra, lindur në Tiranë, djal i gjallë , i shkathtë student i mirë dhe i dashur me shokët dhe eprorët.
Pëllumb Rrapo , student në degën e praoavijës, nga Berati i qetë, i përmbajtur me dëshirën për t’u bërë oficer por nuk e relizoi ëndrën e tij. Atë e vazhdoi i vëllai Mehemti i cili erdhi student në shkollë.
Bujar Ago, djalë nga Vishnja e Tiranës, i dashur i qetë me karakter të fortë, fjalëpak serioz dhe i gatshëm për të kryer çdo detyrë që i caktohej.
Bilbil Pashaj, djalë nga Kremenari i Mallakastrës, një familje oficerash, i apasionuar për detyrën e oficerit i qeshur, dinamik dhe i dashur me shokët, me ëndrra për jetën, por orteku ia preu në mes dëshirën e tij.
Qemal Lika, djal nga Selba e Tiranës, fshat mbas malit të Dajtit. Me karakter maësor, I qetë, I urtë fjalëpakë dhe I përkushtuar për t’u bërë officer, por ëndrën e tij ia ndërpreu orteku. Por rrugën e tij e vazhdoi I vëllai I cili nveshi uniformën e studentit
Aleko Gjoni, djalë i vetëm i një familje nga Gjirokastra, i qeshur, dashamirës me shokët, kërkues dhe këmbëngulës në zbatimin e detyrave që i caktoheshin. Ai u gjetë së bashku me Nexhip Çopën pas 24 orësh pranë njëri tjetrit.
Nexhip Çopa, djalë nga Seferaj i Kavajës, trup i bëshëm, i fuqishëm, i papërkulur e këmbëngulës në kërkimin e shokëve deri sa fuqitë e lanë, kur ra orteku i dytë i cili e mori me vete. 
Mbasditja
Mbasditja dukej e zymtë, ora dukej sikur kishte ngelur nën dëborë, muzgu po afronte dalëngadalë. Një qetësi dhe heshtje varri kishte rënë në qytezën e fushimit dimëror të shkollës. Oficerë e studentë të mbledhur grupe grupe dukej sikur bëlbëzonin por zërat nuk u dilnin, çdo gjë dukej e zymtë. Donin të flisnin me njeri – tjetrin, por buzët nuk hapeshin. Ata shikonin në drejtim të vendit të ngjarjes. Të njëmbëdhjet ikën para kohe. Ata u ndanë nga jeta në lulen e rinisë në moshën më të bukur që kalon njeriu në jetën e tij. Vepra e tyre është e shkruajtur me gërma të arta në historinë e Shkollës së Bashkuar të Oficerave “ Enver Hoxha’. 
Sigal