Bashkim Hoxha sjell në skenën e Teatrit “ Aleksander Moisiu” dramën e re “ Askushi”

985
Sigal

 

Drama “Askushi”,  me autor dhe
regjisor Bashkim Hoxhën është ndjekur me shumë interes nga publiku durrsak në natën
e premierës së sajë. Më një emër intrigues të nxjerre nga mitologjia homerike,
Bashkim Hoxha solli në skenën e njohur të teatrit “ Aleksander Moisiu”
 një Askush që sot fluksi i spektatoreve që vijnë drejt biletarisë tregon
se kërkojnë që ta njohë gjithkush.  Kjo dramë e cila  e  
ka fituar çmimin e parë për Dramë Origjinale Shqipe  në Kosovë, solli para
artdashësve të qytetit bregdetar një risi në konceptimin artistik dhe regjisurën,
si dhe  në  realizimin  skenik që i u bë . Ajo erdhi para 
spektatorit të shumtë që e ndoqi me vëmendje si në premierë ashtu dhe në natën
e dytë të shfaqjes  dhe që e  shoqëroi me duartrokitje të vazhdueshme
, nën një kënd vështrim modern. Ishte realisht një dramë që i ngjante shtratit
të një lumi klasik nga konceptimi i ecurisë së aksionit gjatë akteve, por që
solli ujëra të reja me prurje moderniste në dramën bashkëkohore. Skema
dramatike e saja ishte  si  një urë varëse  mes konceptit klasik
të penës homerike që afroi, nën talentin e spikatur të Hoxhës, një dramë
moderniste të aftë të mbijetoje edhe në skenat botërore, me prurjet dramatike
të betejave të  ashpra për pasuri dhe lavdi mes grupeve shoqërore, 
drejt  brigjeve të epokës së artit modernist. Por që është edhe një
përgjithësim i realitetit sa shqiptar ashtu edhe ndërkombëtar. Sendërtimi i ri
i heroit të lashtësisë, me emrin Askushi që ai e përdori për të mashtruar
qikllopin Polifem, tashmë ka një prapavijë realiste trishtuese. Heroi i dramës
mbete skllav i emrit Askushi , ndërsa qikllopi janë tashmë miqtë e tij të
idealeve që i rrëmbyen gjithçka. Heroizmin, emrin, idealet dhe Penelopën, 
cila me pëlhurën që end, po end realisht qefinin e tij… Ai rishfaqet me emrin
Uliks. Është një përthyerje e artit homerik me një realitet të ri krize shpirtërore
dhe ujqërore, Është në një Askush sa arkaik aq edhe modern, e cila  ka qenë
një zgjidhje përsosur e befasuese, që ka  kërkuar fantazi artistike dhe
mundim krijues nga autori. Para vënies në skene Bashkim Hoxha në një intervistë
mediatike është shprehur se drama është tragjedia e atyre që pasi fituan luftën
nuk dinë çtë bëjnë me paqen. Realisht Bashkim Hoxha si autor dhe regjisor ka
thyer kufij të vjetër të teknologjisë së shkrimit në dramaturgji dhe ka
vendosur kufinj të rinj në konceptimin bashkëkohor.

 

 Drama e “Askushit” të Bashkim
Hoxhës dhe tragjedia e idealeve te sotme

Vënia në skenë  në skenë e
dramës “Askushi” me autor Bashkim Hoxhën, solli një “Askush”, të realizuar nga
Besmir Bitraku, një ish-hero i luftës që luftoi për çlirimin e vendit dhe për
ideale, i cili zhduket nga “magjistarja” Kalipso , pjesë e një trupe të njohur
me emrin “Cirku i Paqes”. Ish-luftëtari idealist ish rikthyer 7 vjet pas
zhdukjes në luftë dhe kish prishur qetësinë e ish mikut te vet, tashmë 
kandidatit për President, dhe të të gjithë miqve të tij të dikurshëm, që ose
ishin kthyer në grykës me pushtetin, ose ishin arratisur larg në mal, për të
mos u ndotur prej pushtetit. Ai vetë bën pjesë në ketë trupë cirku dhe ndesh ne
qytet monumentin e ngritur nga ata që fillimisht i kanë vjedhur historinë dhe
më pas me intrigat e mësuara në bizneset paqësore i marrin edhe jetën. Pushteti
i ri i ka transformuar këta njerëz, që kanë ndërruar lëkurën si zvarraniket
helmues, dhe tashmë pasi janë vrarë me armikun dikur, kafshojnë njeri tjetrin.
Dashuria penelopiane  në kohërat ku jetojmë jo vetëm mbetet utopi, por
është edhe biznes prestigji për pasunarët e rinj. Cirku i paqes bën magji në
skenë. Po magjia e vërtetë është e Bashkim Hoxhës, me atë çmitizimin, “shkuljen
” e muskujve të  bronzit të heronjve mitologjike që ka realizuar me penën
e tij dhe sjellja si figura normale në jetën e përditshme, por me atë grykësinë
ulëritëse kafshërore të të pabuksave të vjetër të transformuar në politologo-
biznesmenë të rinj,  që u janë vërsulur tenderave, bizneseve të pista dhe
krimit. Ky është realisht edhe aksi i dramës, që është  montuar në
historinë e luftërave për pushtet që nga lashtësia deri në ditët tona. Kur njerëzit
që luftojnë për liri bien pre e diktaturës shpirtërore të tyre në rradhë të
parë dhe konsolidojnë më pas diktaturat duke shkelur mbi bashkëluftëtarët e
tyre dhe asgjësuara ata më pas…Edhe emrat e personazheve janë marrë nga
mitologjia.  Penelopa, Ulisi, Antinoi, Kalipso, Eurimaku, por subjekti
është aktual, ai i transformimit të njerëzve, të cilët braktisin idealet,
dhe  të korruptuar nga pushteti, nuk njohin asgjë përveç interesave
personale të tyre duke braktisur miqtë, shoqërinë e gjithçka. Marvin Tafaj në
rolin e Antinoit,  Eralda Çaushi në rolin e Penelopës, Besmir Bitraku me
rolin e Ulisit, Mimoza Marjanaku me rolin e Kalipsosë , Xhejni Fama me
Eurimakun, Gjergj Doçi me drejtuesin e Cirkut, Edmond Halili, Dashamir Sinani,
Muharrem Asllani e Anxhelo Jaupi, vijnë në rolet e klounëve. Asistent regjisori
Elios Ibro ëhtë shprehur gjatë intervistave të dhëna para vënies në skenë
 se mesazhi që përcjell drama e dramaturgut Bashkim Hoxha është ai i
transformimit të njeriut, i cili harron idealet e vërteta. “Ata kanë qenë tre
shokë në luftë të cilët luftuan për çlirimin e atdheut: Antinoi, Ulisi dhe
Eurimaku. Ishin me ideale të mëdha për vendin. Në luftë ‘vritet’ Antinoi, trupi
i të cilit nuk u gjet kurrë. Antinoi u shpëtua nga një trupë cirku e cila
kalonte me shpejtësi në atë vend gjatë luftës. Pas 7 vjetësh ai rikthehet, por
rikthimi i tij prish të gjitha balancat e jetës në qytet. Antinoi paraqitet si
“Askushi” në kërkim të vetvetes, të jetës e të shokëve të dikurshëm të rinisë.
E dashura e tij Penelopa, roli i së cilës luhet nga Eralda Çaushi, e ka pritur
si Penelopa Odisenë, por Penelopa këtë radhë është një biznesmenë e mbështetur
nga politikani kandidat për president, Ulisi. Penelopa është transformuar në
një tjetër njeri, ashtu sikundër edhe shokët e tij. Ulisi është kthyer në një
politikan grykës, ndërsa Eurimaku është arratisur në një fshat të largët e
merret me bujqësi, për të mos u ndotur nga pisllëku i pushtetit. Ndoshta skena
më e goditur por që është edhe një zgjidhje mjeshtërore e konceptimit artistik
të dramës, është ajo kur “ Askushi’ pasi shtrihet për vdekje, I vrarë, në këmbë
të monumentit të tij të parangritur, mbulohet me pëlhurën e endur nga Penelopa.
Por kur ngrihet mjegulla e kësaj pëlhure, Askushi është zhdukur… Një ngjarje që
të kujton pastrimin e dosjeve nga Uliksët e politikës dhe që ka ndodhur rëndom
në jetën e sotme të shtetit tonë. Prandaj ky personazh Askushi  ulërin në thënien
e tij monumentale në  këtë kontekst ; “… Erdha për t’ju gjetur. Po ju nuk
jeni ”. Që është një ulërimë në shkretëtirë…Dhe korifeu, Drejtori i Cirkut
thërret: Askushi nuk është, askushi është askushi…

 

Aksioni i dramës në skenë

Gjatë aksionit të shfaqjes së dramës
në skenë kishte shumë pasqyra. Me të cilat autori dhe regjisori ka sjellë pjesë
të përthyera te ndërgjegjeje njerëzore, me te cilat përballeshin aktoret në
skenë duke na kujtuar, se megjithëse gjithkush e ka përballë vetes një pasqyre ndërgjegjeje
ajo shmanget. Loja e pasqyrave ne një pjesë të dramës mori ngjyra të veçanta.
Ishe loja e fragmenteve të përballjes së personazheve me veten, me batuta që
silleshin qark brenda rrezes se pasqyrave si në një kaleidoskop. Po tashme këta
personazhe janë  shfaqur në një kohe kur shoqëria përdor gomën dhe jo
lapsin…Dhe si gomë përdor edhe armën për të fshire ato që ndërgjegjja ka frikë
ti shohë në sy…Pra duke I u kthyer njërit prej personazheve: “Nuk jemi me ata
qe ishim”. Askushi është çfarë u kur po ndodh një përplasje  e egër e
ngjashme me përplasjen e nëndheshme të pllakave tektonike të shoqërisë, që
shkakton tërmete. Është një shoqëri e re në skenë që  fiton lirinë e saje
fillon burgosjen e historisë së të tjerëve. Dhe te burgosjes se heronjve brenda
bronzit të statujave të tyre. Kur pas pak viteve të fitores së luftës
 fjala paqe s’ka më kuptim, jo më mes grupeve armike, por as mes vete
bashkëluftëtarëve të një ideali. Në dramë është element i zgjidhur me 
mjeshtëri edhe Cirku. Me klounët. Është një cirk paqeje ku kërcasin tullumbacet 
Me ngjyra festive por krismat ma janë te ngjashëm me plumbat krismën e pistoletave
në aksionet mafioze. Në dramë ku  klounët merren me filozofi…dhe politikanet
me …varje kollareje. Po realisht klounët e vërtetë janë  personazhet VIP
të dramës. Pas festës me klounë vjen enigma e monumenteve. Nga heronj ne
askush… Një shumë i gjalle për një të vdekur. Dhe personazhi i korifeut të luajtur
nga Gjergj Doçi thërret: “ Të gjitha lojërat popullore janë me të futur “! Si
politika është nënteksti.Aktori Gjergj Doçi me përvojë skenike 45vjecare, e
vlerëson shume këtë prurje të re artistike në skenat tona. Ai tha pas premierës,
se drama e Bashkim Hoxhës “ Askushi” është më e realizuara dhe më aktualja e
dramaturgjisë sonë të sotme kombëtare. Si e tillë ajo u vlerësua shumë edhe në
Kosovë.  Ajo është ndër veprat më të arrira të tijat dhe do të mbete e tillë
edhe në vitet e ardhme, si vepër artistike që diti të japë në kohën e duhur
mesazhet e ditës. Ai flet shqip, hapur dhe pa komplekse për idealistët e
djeshëm që u zhgënjyen pasi shokët e tyre më ët “ shkathët”  zunë poste në
pikat kyçe duke përqendruar në duart e tyre fatet e shoqërisë dhe pasuritë.
 Për këtë dramë Bashkim Hoxha ka punuar intensivisht për një periudhë
2-vjeçare. Ai ka në proces edhe disa vepra të tjera letrare.