Bashkia Roskovec, në rrugën e ndryshimeve kulturore

528
Sapo kaloi muaj nga dita kur mori detyrën kryetarja e Bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi dhe era e ndryshimeve është e pranishme. Që në vendimet e para këshilli bashkiak mbështeti propozimet e krytares për të trajtuar me ndihmë ekonomike ato familje që kishin mbetur pa e marrë një shërbim të tillë prej dy muajsh. Gjithashtu u miratua shpërndarja e vlerës së dëmeve që shkaktuan shpërthimet e kompanisë kanadeze të naftës në fshatin Marinëz, si dhe u ripanë disa vendime të mëparshme që binin ndesh me legjislacionin. Menjëherë u bë kujdes për problemet e furnizimit me ujë të qytetarëve. Grupi i punës që u ngrit për këtë qëllim konstatoi gjendjen e rrjetit, evidentoi ndërhyrjet e paligjshme dhe propozoi masa konkrete. Këto masa u kthyen në vendime për përmirësimin e këtij shërbimi që ishte lënë pasdore. Po në një gjendje skandaloze ishte lënë edhe mbledhja e grumbullimi i mbetjeve urbane. Jo vetëm në qytet, por edhe nëpër njësitë e tjera administrative ky problem po kthehej në një gangrenë për komunitetet. Në fashtin Marinëz menjëherë filloi ndërhyrja për sistemimin e tyre në një vend të përshtatshëm. Duke qënë në prag edhe të fillimit të vitit të ri shkollor, pa humbur kohë nisi meremetimi i atyre objekteve që kishin nevojë emergjente për ndërhyrje, lyerje apo rrethime të objektit. Në disa nga këto shkolla tualetet për fëmijët kanë qënë skandaloze e për këtë filloi procedura për t’i kthyer në normalitet. Një veprim vizionar ishte dhe ai për të hequr kangjellat metalike që rrethonin godinën e bashkisë. Me këtë veprim edhe hapsira e gjelbërt e godinës u hap, vetë institucioni i qeverisjes vendore afrohet më shumë me qytetarët, por me ato kangjella u rrethua edhe një shkollë në fshatin Velmish. Kjo shkollë ishte kthyer në një problem shqetësues jo vetëm për fëmijët, por edhe për komunitetin e prindërve, mësuesve etj. Në Pallatin e Kulturës ka filluar të ndryshojë gjithçka. Jo vetëm nga mjedisi i jashtëm që ishte mbuluar nga ferrat, por edhe nga disa kalime të padëshiruara në territorin e këtij pallati. Ndërkohë menjëherë hapëm një faqe në rrjetin social facebook edhe për vetë Bashkinë Roskovec, por edhe për Pallatin e Kulturës, që unë e kam cilësuar si “shtëpinë tonë të përbashkët”. Të dyja faqet janë pëlqyer dhe po kthehen në një tribunë e shkëmbimit të mendimeve dhe thithjes së ideve për të ndryshuar edhe jetën kulturore artistike. Menjëherë u bë publik aksioni kulturor “Dhuro një libër- Hap një dritare” për të pasuruar bibliotekën e qytetit e cila ka patur një traditë të shkëlqyer. Paralel me këtë është publikuar edhe hapja e konkurseve për talentet e rinj në fushën e muzikës, pikturës, sportit, gjimnastikës, etj. Shumë shpejt në këtë pallat kulture do të fillojnë shfaqja e filmave artistikë që komunitetit i kanë munguar prej gati 30 vitesh. E po kështu po marrim masa për të mbledhur taletet që kanë dalë ndër vite që të organizojmë një shfaqje retrospektivë me ata dhe me talentet e rinj që po i afrohen skenës dhe Pallatit të Kulturës. Për të gjitha këto po përgatisim postera tematikë që për çdo veprimtari që organizohet në qytetin e Roskovecit, të marrin pjesë edhe banorët në njësitë e tjera administrative. Sapo kaloi muaj nga dita kur mori detyrën kryetarja e Bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi dhe era e ndryshimeve është e pranishme. Misioni që kemi na ballafaqon çdo ditë me qytetarët ndaj asnjëherë nuk do të jemi të kënaqur me punën tonë. Janë qytetarët që do t’i vënë vulën punës për ndryshimin rrënjësor të krahinës në çdo aspekt të jetës. 
THOMA GOGA 
Sigal