Bashkëshortja e “kriminelit më të bukur në botë” thyen heshtjen pas tradhtisë

574
Tradhtia e Jeremy Meeks nuk mund të kalonte aq lehtë – bashkëshortja e tij, Melissa Meeks, ka thyer heshtjen më në fund dhe ka folur. Çifti do të divorcohet. Kjo është deklarata e bashkëshortes së tij pas fotografive të tij në momente intime me vajzën e miliarderit të Topshop, Chloe Green. 38-vjeçarja i ka thënë Daily Mail se martesa e tyre ka përfunduar pas 8-vjetësh.“Bota m’u rrotullua pas kësaj që ndodhi. Çfarë do t’u them fëmijëve? Zemra m’u bë copë.” – tha ajo.
Ajo shton se Jeremy i kishte thënë se ishte për punë në Turqi dhe për herë të parë, ajo mësoi për atë që po ndodhte kur një i huaj i dërgoi një foto në Instagram.Melissa thotë se tani po mendon vetëm për fëmijët. Çifti ka një djalë 7 vjeç, ndërsa Melissa ka edhe dy fëmijë nga një lidhje e mëparshme. Duke shprehur zemërimin për të dy, 38-vjeçarja tha se “ata, as nuk tentuan të paktën të ishin diskret. Unë u ndjeva e fyer publikisht dhe kjo e bën dhembjen edhe më të rëndë”,- tha ajo.Pas fotove, Jeremy nuk u ishte përgjigjur thirrjeve të saj dhe kishin biseduar vetëm pas kthimit në shtëpi: “Më kërkoi falje. Jo për aferën, por për mënyrën se si e kisha kuptuar. Biseduam për divorcin. I thashë se martesa jonë nuk mund të shpëtojë dhe ai e konfirmoi. Martesa jonë ka përfunduar”,- tha ajo pa harruar të theksojë se fama e ka ndryshuar shumë bashkëshortin vitet e fundit.
Sigal