Bashkëshortja e Haradinajt rrëfen momentet e para: Çfarë më tha pas lirimit me kusht

194

Bashkëshortja e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është e bindur se bashkëshorti i saj, është figura më e përshtatshme për të goditur shqiptarët, prandaj edhe është arrestuar.

Anita Haradinaj beson se shumë shpejt Ramush Haradinaj do të kthehet në Kosovë, megjithatë, ajo thotë se shteti i Kosovës, duhet medoemos duhet të merret me listat që po i nxjerrin problem jo vetëm familjes Haradinaj, por shumë qytetarëve të Kosovës.

Sipas saj, fajin e kanë institucionet që nuk ka marrë hapa më herët për këto lista, madje duke thënë se nuk e di a është mos përgjegjësi e qeverisë, apo padituri. Anita ka treguar edhe për kontaktin e parë që ka pasur me bashkëshortin, pas lirimit të tij me kusht në Francë.

‘Nuk e kujtoj saktësisht tani, por ia hodhëm, a pshtum, diçka e tillë ka qenë’-thotë ajo. 

Bashkëshortja e Haradinajt: Ramush, duart t’i lidhin, por forcën kurrë Pas vendimit të gjykatës së Colmarit të Francës që Ramush Haradinaj të lirohet me kusht ka reaguar edhe bashkëshortja e tij.

Anita Muçaj-Haradinaj përmes një statusi në profilin e saj zyrtar në Facebook, ka ironizuar edhe me mos reagimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaci i cili po qëndron në Amerikë si dhe me kryeministrin Isa Mustafa.

Postimi i plotë:

Nje Kryeminister me 72 dosje qe e mbajn peng, e nje president tugjare qe ka shku mu marr me shitblerje biletash per inaugurim te Presidentit Amerikan mesiguri s’kane pas kohe ende me komentu vendimin e Gjykates per Ramushin!!! Koha do te flase per ju!!!! Ramush, duart t’i lidhin por forcen dhe vullnetin per ta bere Kosoven shtet kuptimplot s’mundet me ta lidh askush!!! S’kane mujt as atehere e as tash e as neser!!!!