Bashkëpunimi i rradhës i Jennifer Lopez? Nuk do jua marri mendja fare !

970
Sigal

Nga linja Fenty Beauty e Rihannës, te bashkëpunimi i Victoria Beckham me Estée Lauder dhe te thashethemet se Serena Williams ka vendosur të krijojë linjën e saj të kozmetikës, të famshmit po e vënë industrinë e bukurisë përpara, dhe tani ju mund të shtoni Jennifer Lopez në atë listë.

Lopez, pamja unike e së cilës ka fituar një emër të vetin (“shkëlqimi JLo”) ka konfirmuar se do të lançojë një gamë kozmetike së bashku me një nga prodhuesit kryesorë botërorë në kozmetikë; Inglot.

Pasi artisti i saj kozmetik, Scott Barnes zbuloi sekretin në Instagram duke treguar se mbretëresha e shkëlqimit ishte duke bërë një bronzer, Lopez vetë kishte postuar një seri fotografish në rrjetet e saj sociale për të zbuluar lajmin se një bashkëpunim do të jetë duke goditur dyqanet për çështje e javësh.

“Është diçka që unë kam dashur të bëj për një kohë shumë të gjatë,” i tha Lopez Daily Women’s Wear.

“Një linjë kozmetike duket si një përparim i natyrshëm pasi që njerëzit gjithmonë pyesin për produktet që përdor dhe si e marr shkëlqimin në lëkurën time”.

9c11ba25-87f0-4b9a-bf73-fe75a505be61.jpg

 

Pra, çfarë lloj produktesh mund të prisni nga kjo linjë e re?

Ndryshe nga shumë bashkëpunime të tjera të famshme, duket se këtë herë asnjë produkt nuk do të mungojë. Përfshi hijet e syve, buzëkuqët, paletat, blush-et, highlighters, bronzers dhe madje edhe manikyret.

Jennifer thotë se çmimet do të jenë të arsyeshme dhe të përballueshme dhe se linja do të lançohet në treg në datën 26 Prill.