Bashkëbisedim në Facebook

736
Sigal

Arben: Kush i ka “fshehur”lejet?

Shoku im Shpëtim, shoh këto ditë në fb, se disa njerëz reagojnë sikur duan të të ndihmojnë, kur në të vërtetë thjesht kënaqen me gjendjen në të cilën ndodhesh…. sepse nuk të japin asnjë zgjidhje ose zgjedhje. Sot me shqetësim prita dhe lexova mediat e shkruara, të cilat çuditërisht paralajmëruan botimin e dosjes penale të mbërritur në gjykatë për “falsifikatorin” Gjika. Ende i kam përpara. I lexoj e rilexoj të gjithë shtypin e ditës, që me faksimile vendimesh pa firmë e vulë, tituj, nëntituj, rreshta e nënrreshta duan të tregojnë: “SI I FALSIFIKOI GJIKA DY LEJET E NDËRTIMIT”.
Kërkoj t’i shoh apo të lexoj diçka, për përmbajtjen e dy lejeve të falsifikuara, po nuk po i gjej ato gjëkundi. Ndaj si vlonjat dhe si shok politik, që na bashkoi në vite Partia Socialiste, të kërkoj: të bësh publike, dy lejet e ndërtimit me numër, datë, firmë dhe vulë. Ndërsa thjesht si qytetar, nxis kabinetin e Prokurorisë të ofrojë tanimë për “transparencën” që vetnisi:
dy lejet e ndërtimit me ekstremitetet ligjore të nevojshme, që ka lëshuar Gjika, pasojë e një procedure të falsifikuar. Nëse këto leje ndërtimi ( “të zbardhura” i quajnë në fushën e ndërtimit apo formularët e famshëm A4 ) nuk ekzistojnë…. atëherë…..na ruaj o zot…….

Arben: Unë flas si qytetar dhe për qytetarët……unë e di që Kryetari nuk i ka dhënë lejet e ndërtimit, pa të cilat nuk mund të ndërtoje askush…. a falsifikohet dot leja ose përmbajtja e lejes kur ajo NUK EGZISTON?????. Mbrëme avokati tregoi me dokumente dhe argumente se në “zinxhirin” shkak-pasojë, ndër të tjera mungon PASOJA……

Agim Gardeci: Aman se është gjynah të merresh me Gjikën, kur keni boll kriminelë për të pastruar. S’është problem që ka ca pallate më shumë….hahaha kuptohet Edit ose Sales si ka shkuar ndonjë lek në xhep. Respekte për Gjikën!

 

 

Ylli: Tepelenasit që emërohen çdo ditë në administratë

-Mirë, por po më sëmurin këto Tepelenasit që emërohen çdo ditë në administratë…Vetëm Fatos Nano pranoi të emërohet në Tepelenë….

-E përshëndes Ministrin Tahiri për shkrirjen e Gardës së Republikës dhe rihapjen e muzeut të Ministrisë së Brendshme pas marrjes në punë të Gardës së vjetër të Këshilltarëve.

-LAJMI I FUNDIT: Thuhet se Bill Gates merr teserën e Partisë Republikane, pas largimit të Luan Duzhës nga kjo parti.

-Bravo Toni Bler. Pas Artan Lames edhe zoti Bler do punojë gratis…në kryeministri. Sot, më vjen turp që kam punuar me parë si këshilltar i Fatos Nanos

 

 

Anila: Drejtori i auditit në KESH duhet hequr urgjentisht!

E shokuar, sot informohem se Arben Kau, ish drejtori që bëri gjenocid me 100 inspektorë të taksave në Bashkinë e Tiranës, prej një muaji, është drejtor auditi në KESH! Përulësisht nëse më lexon një nga ministrat e linjës ose deputet i maxhorancës duhet të reagojnë fort ndaj pozicionit të këtij njeriu! Ky duhet të shkojë para ligjit jo vetëm për demin ekonomik që i ka shkaktuar shtetit (sot të gjithë inspektorët kanë fituar gjyqet), por dhe për sulm politik ndaj punonjësve të administratës! Ky është Arben Kau.

 

 

-Nuk janë vetëm militantë ata që presin për punë

E bëre gabim pyetjen, Ilva Tare, tek “Tonight”! Nuk janë pritshmëritë e militantëve, por janë pritshmëritë e burimeve njerëzore që PS i ka me vlera të konsiderueshme! Janë pritshmërite e njerëzve që bënë dhe çuan pranë qytetarëve Programin e Rilindjes! Janë pritshmëritë e njerëzve që u sakrifikuan dhe sakrifikuan këto 8 vite, sepse aspiruan për një Shqipëri ndryshe! Janë pritshmëritë e njerëzve të shkëlqyer, që CV-të e tyre janë përveçse me arsimin dhe profesionalizmin brilant, por dhe me vitet e shkatërruara të karrierës vetëm pse besuan dhe luftuan për votën e lirë, administratë të ngritur mbi bazë vlerash, dhe dinjitet të rikthyer, sepse e meritojnë! Plotësisht! Dhe këta janë armata e pazëvendësueshme e PS e viteve që shkuan, dhe viteve që vijn!! Nuk janë militantë! Janë vlerat e një force politike për të cilët sot vendi ka nevojë! E kanë dhënë konkursin e tyre! Dhe me gjak!!

-Tatimori me flokë shkëlqyer

Ky djali që sot bënte sensibilizuesin për marrjen e kuponit tatimor nga qytetarët është pikërisht ai që i ka zënë vendin një profesionisti të shkëlqyer të Administratës Tatimore pas ardhjes së Saliut në pushtet me të vetmen meritë që e kanë evidentuar dhe mediat ..sjelljen brutale ndaj tatimpaguesve dhe vetë përfaqësuesve të mediave, si dhe merita tjetër,heqja e vetullave dhe bërja e flokëve me pështymë para konferencave të shtypit për sukseset e luftës kundër evazionit fiskal të Qeverisë Berisha!

 

 

Erind: Për sa kohë të jeni ju aty Edvin Rama do jetë në pushtet

-Ju Grupi Parlamentare i Partisë Demokratike bëni mirë që të paktën 80% e juaja të lini mandatet e deputetëve. A e kuptoni se ky popull nuk ju sheh dot me sy, a e kuptoni se deri ku ka shkuar turpi dhe zullumi juaj sa populli janë gati të votojnë Edi Ramën vetëm që ju të ikni, të shporreni, të zbytheni. Ju lutem largohuni nga ajo Parti, bëjeni për të mirën e qytetarëve të këtij vendi, bëjeni edhe për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Në rast se ju largoheni nga politika aktive dhe u lini vendin njerëzve të pastër që i ka me shumicë kjo parti, ashtu si shumë parti të tjera, të jeni të sigurtë që ditët e Edvin Ramës në pushtet janë shumë të shkurtra. Për sa kohë të jeni ju aty Edvin Rama do jetë në pushtet, pasi populli ju ka provuar ju dhe ju i keni zhgënjyer pa masë. Duhet ta kuptoni se ku jeni katandisur, përderisa populli arrin të votojë ata që ua cenojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe pronën, por përsëri janë gati që vetëm ju të mos ju votojnë. A e kuptoni se cili është morali juaj?

 

-Qeveria e majtë duhet të bëjë ndryshime rrënjësore brenda muajit janar

Miq të nderuar sa prej jush, sidomos prej atyre që mbështesin koalicionin e majtë janë dakord për ndryshime në qeveri! Gjatë këtyre dy muaj e gjysmë qeverisje kemi parë vetëm dështime, gafa, shkelje të kushtetutës dhe ligjeve të tjera, kriminalitet të shtuar, pakënaqësi në rritje si nga ana e elektoratit të majtë ashtu edhe qytetarëve të tjerë që e kanë votuar në përgjegjësi. Këto dy muaj kemi parë një Kryeministër, i cili ka nxjerrë një VKM për ndalimin e mbetjeve të cilat Europa i lejon dhe i përpunon, por nga ana tjetër pranon të fusë në Shqipëri armët kimike të Sirisë, kemi parë një Kryeministër që kërcënon fyen dhe vetëm akuzon opozitën, me keq se ai që iku. Një Kryeministër, i cili ka përfshirë në qeveri dhe u ka dhëne poste tarafit të tij dhe atyre të G99, SOROS. Në këtë qeveri nuk ka aspak përfaqësim të socialisteve dhe bazës së saj, gjithashtu Edvini me qellim të ruajtjes së karriges kryeministrore i ka dhenë thuajse 60% të pushtetit qendror LSI, kurse në rrethe kjo arrin deri në 70%. Kryeministri Rama e vërtetoi që është një kameleon i vërtetë politik dhe njeri pa skrupuj e ideale. Edvin Rama është njeriu që kërkoi varjen e ish komunistëve në 1990 kurse me 29 Nëntor doli në foto dhe i bëri nderime kryekriminelit shqiptar Enver Hoxha. Në këto pak muaj qeverisje kemi një Ministër të Brendshëm, i biri i një kontrabandisti ilaçesh dhe një nëne e cila akoma është në ndjekje penale për evazion fiskal, një ministër i cili dërgon për ndjekje penale ata të cilët ia kapën babain e tij, Bashkim Tahiri, me presh në duar duke kryer kontrabandë si dhe nenën e tij, e cila është vërtetuar që e ka vjedhur këtë shtet duke mos paguar taksat, një ministër i cili shquhet për shkeljet ligjore dhe akuzat false ndaj punonjësve të tij, kjo vetëm me qellim largimin e tyre nga puna, një ministër i cili ka bërë ndarje të pastër krahinore në dikasterin e tij. Në këto kohë u vërtetua se sa false ishin premtimet për rroga e pensione më të larta, për taksa zero. Dje Kryeministri doli dhe tha që taksa për rrogat do jetë nga 10% që është tani do bëhet 15-25%, premtoi rend e qetësi për 100 ditë, në këto 80 ditë të qeverisjes së tij janë vrarë e plagosur njerëz më shumë se 250 ditët e kaluara të këtij viti, janë bërë largime kolektive, krahinore, të aftë e të paaftë, për të gjitha këto e për shumë më shumë të tjera qeveria e majtë duhet të bëjë ndryshime rrënjësore brenda muajit janar. Kryeministri, ministri i brendshëm, ministri i financave duhet të largohen në mënyrë të menjëhershme për dështimet dhe shkeljet e renda që kanë kryer gjatë kësaj kohe.