Bashkë me gushtin ikën dhe vapa, mjerë ne ç’dimër vjen prapa

830
Sigal

Do iki Gushti,

Edhe pushimet,

Kuvendi prapë,

Fillon punimet!

 

Sala urgjent,

Do vërë piskamën,

Për me e hequn,

At’ Ina Ramën!

 

Tok me Topallin,

Mezi që pret,

Të vërë aty,

Robin e vet!

 

Që vetë hetimet,

T’i këtë në dorë,

Do vërë aty,

Një shërbetor!

 

Dhe s’i mungon,

Aspak talenti,

As është i tillë,

Dhe Presidenti?!

 

Pa nisur punën,

Zbatoi Saliun,

Krejt befasisht,

Hoqën Bariun!

 

S’priti dy ditë,

Për kortezi,

Nxorri dekretin,

Me shumë shpejtësi!

 

Çdo gjë në rregull,

Vendi e kish,

Sala fiksimin,

Kishte në SHISH!

 

Ju kthye luftës,

Shoku Berish’

Në Gazidede,

Dërgoi në SHISH!

 

S’pyeti  NATO,

As Europë,

Mbylli Nishani,

Ciklin e plotë!

 

Një gjë Saliu,

Kur e fikson,

As Zoti vetë,

Dot s’e ndalon!

 

Kur zoti vetë,

S’i bën dot prita,

Ç’mund t’i bëjë Salës,

Ed’ Opozita!

 

Ç’ka bërë gjithmonë,

E urtë si nuse,

Do t’i bëjë fresk,

Me një freskuese!