Bardhyl Berberi: Ngrije telefonin, të lutemi!

710
Drama e një familjeje mokrare për vajzën e zhdukur nga trafikantët 

Buzaishta është një ndër fshatrat më të thellë të krahinës së Mokrës së Poshtme në zonën e Velçanit . Në familjen Krasaliu prej 13 vjetësh ekziston një dramë familjare për vajzën e tyre të zhdukur në Itali. Është zhdukur në mënyrën më misterioze nga një grup trafikantësh që e kanë marrë forcërisht për ta shfrytëzuar për prostitucion. 
Janë plot 13 vjet që ka shkëputur lidhje,t madje dhe numri i telefonit që ata komunikonin në Itali ku ishte martuar emigrantja 13 vite qëndroi i mbyllur. Para pak ditësh ai numër është rihapur, por nga ana tjetër e receptorit nuk përgjigjet njeri, zilja vazhdon të bjerë pambarimisht, por askush nuk përgjigjet …Çfarë të ketë ndodhur me vajzën e tyre, thotë babai i saj, Myftar Krasaliu nga Buzaishta e Velçanit në Mokër?
Ngjarja 
Engjëllushe Krasaliu nga fshati Buzaishtë i Velçanit të Mokrës ka qenë e martuar tre vjet në fshatin Stranik të Librazhdit. Në shtator 1997 ajo është marrë forcërisht nga dy persona dhe është trafikuar në Itali për qëllime prostitucioni.
Ajo vendoset në qytetin e Milanos dhe për tre muaj punon si prostitutë. Duke iu shpëtuar më pas tutorëve të saj, kërkon ndihmë tek një prift italian në Milano.
Prifti pasi e merr në mbrojtje pas disa muajsh e njeh me një djalë nga Breshia që quhej Viktor. Një vit pas lidhjes me Viktorin ajo martohet me Viktorin, madje prifti Italian organizon një dasmë madhështore dhe Engjëllushja rivishet për herë të dytë me fustan të bardhë nusërie. Engjëllushja lidhet me telefon me familjen e saj në Mokër dhe iu thotë prindërve se tashmë është e lumtur me burrin e saj italian, Viktorin. Në Itali mbante emrin Anxhela. Ajo nuk ia tregon familjes trafikantët që e morën forcërisht me gomone në Itali pasi nuk do që vellezrit e saj t`i lërë në sherr, sepse pasi të mësonin të vërtetën do të hakmerreshin. Familja fillon të komunikojë normalisht me vajzën e tyre madje në telefon dilte edhe dhëndri italian, i cili i përshëndeste prindërit e Engjëllushes .
Më datën 2 korrik 2003 nëna e Engjëllushes, Dashuria i bën një telefonatë së bijës ku i shkruan se babai i saj është shumë i sëmurë dhe ajo duhet të vijë patjetër në Shqipëri për të atin ..( E ëma e gënjen për të atin, pasi donte të takonte vajzën e saj dhe të kuptonte të vërtetën rreth saj ) Më 2 korrik 2003 Engjëllushja e pajisur me dokumente të rregullta italiane vjen pranë familjes dhe qëndron dy javë, dukej e lumtur dhe prindërve iu sjell kasetën e dasmës së saj me Viktorin dhe disa dhurata. Më pas vjen edhe telefonata e fundit më 8 mars 2004, ku ajo i uron së ëmës 8 marsin. Pas kësaj date pati një shkëputje të plotë. Më datën 2 maji 2004 ajo ka humbur kontaktet edhe me të motrën e saj që është emigrante në Greqi. E vetmja shpresë e prindërve ngelet numri i telefonit të vajzës së tyre në Itali. Familja i binte numrit të saj të telefonit 00393337057731 pothuajse çdo ditë, por telefoni dilte i mbyllur. Familja i binte herë pas here këtij numri, por telefoni qëndronte përsëri i mbyllur. Vetëm para pak ditësh telefoni është hapur, por nga ana tjetër e receptorit nuk përgjigjet njeri …Bie vetëm zilja. Prindërit kërkojnë nëpërmjet gazetës “Telegraf”, se çfarë ka ndodhur me vajzën e tyre …Pse nuk përgjigjen nga ana tjetër e telefonit ….Ku është vajza e tyre! Si ka mundësi pas kontaktit me prindërit të rizhduket vajza e tyre … 
Sigal