Badibildingu, sporti i trupave të bukur

1271
Sigal

Skalitja e trupit dhe muskujve kërkon sakrifica dhe regjim strikt. Emrat e mëdhenj, nga Shvarzeneger te Skot

Badibildingu nuk është një sport si futbolli, volejbolli apo diçka tjetër, që të mjafton talenti për të shkëlqyer, përpos edhe përgatitjes fizike. Badibildingu është një sport që kërkon një regjim të fortë, absolutisht të ashpër dhe aspak neglizhues. Kërkon një kronometrim të regjimit të gjumi, dietës dhe stërvitjes. Ushtrimet ndahen në aerobike dhe anaerobike, që do të thotë se ka ushtrime force, por dhe vrapimi, apo jo. Ka një dallim midis një njeriu që merret me fitnes dhe një tjetri që merret me badibilding. Badibildingu është shkalla me e lartë e fitnesit, është shumë profesional, pasi merr me shumë ngarkesë. Janë të njëjtat vegla ku ushtrohesh. Badibildingu është më i egër, më ‘strong’. Janë shtatë poza të detyrueshme, ku sportisti prezanton trupin e tij nga të gjitha anët. Badibilderi ekspozon gjoksin, shpinën, muskujt e krahëve, ato të pulpave, femoralet, barku në pamjet ballore dhe anësore, etj.. Nga juria vlerësohet shumë simetria e muskujve. Nuk ka rëndësi shumë madhësia e muskujve, por antagonizmi i tyre. Definicioni luan  një rol të madh, thellësia e muskujve. Lëkura duhet të jetë sa më e hollë, deri në transparencë për të lejuar deri në vizatimin e leximin e fibrave të muskujve. Një juri profesionale e dallon këtë. Simetria, definicioni, poza luajnë rol primar. Juria është shumë speciale dhe përbëhet nga profesionistë. Vlerësohet më shumë ai që ka masën më të madhe muskulore, ka harmoni të muskujve, definicion më të mirë, vaskularitet të damarëve, sa më shumë të ketë, aq më shumë pikë merr. Trupi gjykohet në dy gjysma: busti dhe kofshët. Janë gjashtë pozat kryesore që bën një badibilder. Baza e badibildingut janë muskujt dhe është bukuria e tyre që vlerësohet. Sa më shumë muskuj të zhvilluar të kesh, aq më tërheqës dukesh. Vlerësimi gjithmonë bëhet në bazë të tyre. Ka një dallim të qartë midis një supermeni dhe një badibilderi. Supermenët kanë masë të madhe trupore dhe janë shumë të fuqishëm, ndërsa një badibilder “luan” me ndërtimin e muskujve, duke i zbukuruar ato. Supermenët janë njerëz që e kanë pasion sportin, por nuk mund të performojnë dot si badibilderst dhe e kanalizojnë fuqinë e tyre në sporte të veçanta. Ata mund të ngrenë pesha të mëdha, gurë apo trarë.

  Shvarcenegeri, ylli i badibildingut

 Edhe atëherë ka pasur badildera të shquar, por Arnold Shvarzenegeri ishte më klasiku. Kishte finesë, i shfaqte më bukur muskujt. Dinte t’i tregonte. Badilbildingu është edhe një iluzion optik, mund të jesh i vogël në dukje, por në skenë mund të dukesh i frikshëm. Pasi gjithmonë luhet me poza. Pas viteve 1990 edhe në këtë sport ka hyrë dora e shkencës. Sot badibildingu është shndërruar në një shkencë sportive. Të ndryshosh anatonominë e trupit duhet të luftosh me shkencën. Gara më prestigjioze është “Olympia”, ku shfaqen badibildera me trupa të mëdhenj. Leri Skot, Serxhio Oliva, Arnold Shvarceneger, Franko Kolumbu, Frank Zane, Kris Dikerson, Samir Banu, Dorian Yetes, Ronie Koleman, Xhej Katler apo Dekster Xhekson janë disa nga emrat më të famshëm.

 Ndërtimi i muskujve

 Badibildingu nuk është një sport si futbolli, volejbolli apo diçka tjetër, që të mjafton talenti për të shkëlqyer, përpos edhe përgatitjes fizike. Badibildingu është një sport që kërkon një regjim të fortë, absolutisht të ashpër dhe aspak neglizhues. Kërkon një kronometrim të regjimit të gjumi, dietës dhe stërvitjes. Ushtrimet ndahen në aerobike dhe anaerobike, që do të thotë se ka ushtrime force, por dhe vrapimi, apo jo. Ka një dallim midis një njeriu që merret me fitnes dhe një tjetri që merret me badibilding. Fillimisht duhen edhe 3 deri në 4 orë në ditë, duke i masakruar pa mëshirë muskujt e mi: me shtanga, hekura, susta. Sa vjen dhe bëhesh më profesional, muskujt kanë marrë formë dhe ulet natyrshëm edhe orari i stërvitjes në 1 apo 2 orë.

 Skalitja e trupit dhe dieta ideale

 Është kombinimi ideal midis karbohidrateve dhe proteinave. Ushqimi parësor janë orizi, patatja. Fibrat merren nga buka integrale dhe tërshëra. Yndyrat merren nga vaji i peshkut, ndërsa proteinat nga filetot e pulës dhe peshku ton. Nuk përjashtohet mishi. Duke bërë balancimin e tyre, shkrihet më pas dhjami dhe del muskuli i pastër. Badibilderat janë të fuqishëm, por si veçori kanë skalitjen e trupit dhe nuk kanë të bëjnë me peshën trupore. Badibildingu ndahet në tri faza: masa, shkrirja e dhjamit dhe tharja e ujërave. Pasi ushqehesh bollshëm më pas, atëherë fillon fazën e tharjes së ujërave në trup në atë masë, sa lëkura duket një fletë e hollë celofani, ndërsa muskujt shfaqen plotësisht. Dëshira dhe pasioni i shumë të rinjve në atë kohë të inspiruar dhe nga disa filma historik, që shfaqeshin në kinematë e Tiranës dhe qyteteve të tjera, ku luanin bilder-aktorë si Stiv Rives, Serge Nubre, Arnold Shvarceneger etj., ishte e madhe dhe pati tepër masivizim duke krijuar një mentalitet të favorshëm për amatorët që stërviteshin për këtë qëllim. Dieta është një faktor thelbësor në jetën e një badilideri. Dieta është shumë rigoroze, gati drastike, për një model mashkullor, por të një bukurie me muskuj. Të gjitha kombinimet midis dietës ushqimore, regjimit sportiv dhe stërvitjes janë në funksion të muskujve dhe drejt një badibilderi profesionist. Dieta kërkon ekuilibrimin e karbohidrateve dhe yndyrës, për të cilat duhet të jesh një “doktor” i vetes dhe një gladiator për ta mbajtur ashtu siç kërkohet.

  Stiv Rives, modeli fizik i shqiptarëve

 Para viteve 1990, në Shqipëri ka pasur shumë djem me trupa të bukur, të cilët quheshin në zhargonin e asaj kohe “trupa paralelesh”. Badibildingu nuk konsiderohej sport në Shqipëri dhe një njeri që merrej me hekura shihej thjesht kështu. Periudha kinematografike gjatë regjimit komunist ishte e mbushur me filma me revolta gladiatorësh, luftë midis skllevërve dhe skllavopronarëve, beteja greko-trojane, apo histori me herkulë e babilonas. Për çdo sportist të sporteve të rënda filmat, ku aktronin meshkuj me trupa muskulorë ishin inspirim për të gjithë të rinjtë. Një nga këta ishte dhe Stiv Rives, i cili ka luajtur filmin e Herkulit. Aty lindte pasioni: të pasurit trup të bukur e të fuqish Badibildingu sot në Shqipëri.