Avni Buçpapaj, poeti dhe biznesmeni human

1718
Avni Buçpapaj me origjinë nga Tropoja vjen nga një familje kulakësh, të cilës regjimi i egër komunist i asaj kohe u mundua t’i krijojë situata të pafavorshme për të dhe familjen e tij. Profesioni i parë i Avniut ishte këpucar. Pas, hapjes së kufijve Avniu do të emigronte në shtetin fqinj Itali dhe më vonë do të vinte në Shqipëri për të investuar në fushën e ndërtimit . Avniu fillimet e tij i kishte shumë të vështira, por kurrë nuk harronte dhe nuk harron vuajtjet, varfërinë, ashtu siç nuk harron njerëzit që e ndihmuan në ditët më të vështira. Avni Buçpapaj përveçse biznesmen i suksesshëm në fushën e ndërtimit është dhe pronari i klubeve të natës, pjesë e rrjetit “Zio Nino Night” Club Muzik Live. Avni Buçpapaj momentalisht ka rrjetin e klubeve të natës ku performojnë live këngëtarët më të mirë të Shqipërisë dhe të Diasporës.

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, km 2, rruga dytësore 

Numër kontakti për rezervime: 0682097229 
Avniu është shkrimtar dhe një poet shumë i zoti. Para disa kohësh botoi librin e tij të parë: “ Kujtime të trishta” një libër me ku paraqiten artistikisht ndjenja njerëzore shpirtërore të jashtëzakonshme Libri përmban disa poezi të mbrujtura plot pasion, ku egoja e brendshme gërshetohet me përjetimet e ndjera të mjedisit që e ka shoqëruar në vitet e tij të rritjes. Aq përjetime dhe përvojë jetësore ka në art ky autor dhe jo vetëm në poezitë e tij, ku mund të gjesh shumë larmi mbresash që shpesh të bëjnë të lotosh, sepse përmbajnë shumë emocione shpirtërore që vijnë nga një vrull i brendshëm dhe intim. Libri “Kujtime të trishta” është shitur në kohë rekord si brenda dhe jashtë Shqipërie ku është pëlqyer tej mase nga lexuesi shqiptar dhe ai i huaj. Planet e afërme të Avniut janë, pas një suksesi të jashtëzakonshëm ta ribotojë librit “Kujtime të trishta” dhe jo vetëm kaq, por do të vijë me një tjetër libër akoma dhe më të bukur se i pari. Avni Buçpapapaj është një biznesmen dhe poet shumë human i cili e ka treguar karakterin human duke i qëndruar sa më pranë të varfërve dhe njerëzve që vuajnë për kafshatën e përditshme, duke shtruar sa herë tryeza bamirësie për të varfrit dhe jo vetëm. Ai, madje përgjatë gjithë muajit të Ramazanit shtron iftare të shumta. Avni Buçpapaj është njeriu ku përmblidhet shpirti i biznesit, poetit, humanistit, por mbi të gjitha, njeriut që kurrë nuk harron kujtimet e tij më të trishta me të cilat jeta e ka përballuar në fillimet e tij. Avni Buçpapaj ju mirëpret çdo mbrëmje në: “Club Night zio Nino 2” me këngëtarët më të mirë të momentit dhe me balerinat më profesioniste. Qëllimi që Avniu i ka venë vetës është që fëmijët tij të kenë sa më shumë miq dhe të jenë gjithmonë korrektë me të tjerët ashtu siç është edhe vetë ai. Avni Buçpapaj është njeriu i fjalës, besës sepse edhe origjina e tij Tropoja e dëshmon këtë fakt. Avniu është edhe një atdhetar shumë i mirë, nacionalist i flaktë dhe jo vetëm edhe kur është jashtë mendon që të sjellë sa më shumë të ardhura për t’i investuar në Shqipëri që për të është shumë e dashur. E ka trashëguar që nga pema familjare e tij, në veçanti nga babai i tij që ishte një atdhetar trim dhe i dashur e që dha shumë për komunitetin që e rrethonte. Avni Buçpapaj është betuar që gjithmonë do të jetë në shërbim të njerëzve në nevojë me të gjitha mundësitë e tij. 

Enea Cenko


Sigal