Avioni pa pilot shumë shpejt bëhet realitet

535
Kompanitë ajrore po investojnë shumë në drejtimin e sigurisë së avioneve.
Skenari për avionë pa pilotë doli në pah gjatë samitit në Bruksel. Guida autonome dhe mjetet elektronik, janë elemntët kryesorë të risive në botën automobilistike.
Një avion pa pilot i shtyrë nga një motor elektrik mund të bëhet shumë shpejt realitet. Ndoshta brenda vitit 2030 shkruan portali ynë. Gjithsesi ajo që ka realisht rëndësi është fakti se zhvilluesit dhe kompanitë janë dakorduar për këtë. Investimet në industrinë e transportit ajror shkojnë në këtë drejtim.
Dhe skenari doli qartësisht gjatë Samitit të Fundit mbajtur në Bruksel Air Transport IT Summit. Liderët e fuznizimit me inovacione teknologjikenë aeroporte dhe kompani në Sita organizuan në portat e Brukselit, një cikël konferencat për tendencat inovatore të transportit ajror.
Avionët pa pilotë janë në zhvillim e sipër dhe bazohen në sistemin e navigimit më shumë vizual se kartografik dhe mbi gjeolokalizimin lazer. Njësoj sic ndodh me makinat me guidë autonome, me sensor lider që monitorojnë rrugën, kalimtarët dhe makinat, në vend të shoferit.
Në projekte e transportit ajror pa pilot janë përfshirë disa kompani, si ndërtuesi europianë i avionëve Airbus që së fundmi ka prezantuar Vahanan. Në këtë avion ka vend vetëm për pasagjerët që kanë dëshirë të kursejnë kohë dhe para. Është low cost.
Ekspertët pohojnë se gjatë testimeve, pasagjerët kanë pasur dyshimet e tyre. A do të fulturonim dot duke e ditur se në avion nuk ka pilotë? Sipas statistikave, shumica e mjeteve janë eksaktë nëse i referohemi makinave me guidë autonome, por sa ndodh një aksident, të gjithë i referohen atij rasti të vetëm.
Sipas Baggage Report 2017, avionët e së ardhmes pa pilotë do të kenë teknologji inovatore dhe kursimtare. Nga projekti synohet ulja e kostos së karburantit me të paktën 30% duke qenë se karburanti zë rreth 50% të kostos së kompanive ajrore.
Sigal