Autori Patrick Modiano, merr çmimin “Nobel”nga Akademia Suedeze.

699
Sigal

Botimet “Toena”

Romanin “Në kafenenë e rinisë së humbur”, është i përkthyer nga shkrimtarja Diana Çuli

Autori Patrick Modiano, i cili dje mori çmimin “Nobel” nga Akademia Suedeze, do ta gjeni në shqip të botuar nga TOENA. Romanin “Në kafenenë e rinisë së humbur”, të përkthyer nga shkrimtarja Diana Çuli, do ta gjeni në të gjitha libraritë Toena si dhe në libraritë e tjera të mëdha të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Në kafenenë e rinisë së humbur”, i Patrick Modiano

Patrick Modiano u lind në Boulogne-Billancourt të Francës në vitin 1945. Është autor i shumë romaneve, librave për fëmijë dhe skenarëve. Botohet rregullisht që prej vitit  1968 nga një prej shtëpive më të mëdha botuese franceze, “Gallimard”.  Gjatë karrierës së tij të gjatë ka marrë veç të tjerave dy nga çmimet më të mëdha letrare që jepen për letërsinë franceze: “Grand prix du roman de l’Académie Française, 1972”, “Prix Goncourt, 1978”.

Thuajse të gjitha veprat e tij janë përkthyer dhe botuar në gjuhët më të mëdha të botës, si gjermanisht, anglisht, spanjisht, suedisht etj.. I vetmi libër që do të gjeni në shqip nga ky autor është botuar nga “Toena” në vitin 2010 dhe mban titullin “Në kafenenë e rinisë së humbur”, përkthyer nga shkrimtarja Diana Çuli.

  

Pjesë  nga libri

 Edhe sot e kësaj dite, natën, më duket sikur dëgjoj një zë që më thërret në mbiemër, në rrugë. Një zë i ngjirur. Ai zvarritet paksa në rrokje, por unë e njoh menjëherë: zëri i Lukit. Kthehem, por nuk ka asnjë njeri. Jo vetëm natën, por edhe në ato pasdreke të zbrazëta të verës, ku nuk e di më plotësisht se në ç’vit ndodhesh. Gjithçka, fillon të ecë si më parë. Të njëjtat ditë, të njëjtat minuta, të njëjtat vende, të njëjtat ngjarje. Rikthimi i Përjetshëm.

Të dhënat teknike:

 

Autori: Patrick Modiano

Titulli: Në kafenenë e rinisë së humbur

Lloji: Roman

Përktheu nga frëngjishtja: Diana Çuli

Shtëpia Botuese: Toena

ISBN: 978-99943-1-610-6

Formati: 13 x 20 cm

Faqe: 116

Çmimi: 700 lekë

Aty përfshihet edhe filozofia si formuese e konditave të përgjithshme të kulturës

Promovohet revista kulturore “Symbol

Sot, më datën 10.10.2014, në orën 11:00 në sallën “Tefta Tashko Koço” në MK do të promovohet revista kulturore “Symbol”, i cili do të organizohet me mbështetjen e ministres, znj. Mirela Kumbaro.

Të pranishëm në promovim, përveç ministres Kumbaro, do të jenë edhe stafi i redaksisë së revistës. Gjithashtu, do të marrin pjesë edhe figura të njohura të kulturës shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Revista kulturore “Symbol” ka marrë këtë emër për dy arsye: e para, sepse është revistë që ka për objekt kulturën, e cila në esencë të saj ka simbolin si gjuhë universale; së dyti, sepse në mënyrë simbolike bashkon rreth një sofre kulturore të gjithë shqiptarët kudo që janë.
“Symbol” boton arritjet kulturore në lidhje me kulturën, provokon debate dhe promovon idetë e reja; mbledh rreth vetes penat më të shquara, ofron material dhe hapësirë për shoshitje problemesh.
“Symbol” drejtohet nga një redaksi profesionale, ka një natyrë heterogjene, ka karakter inkluziv dhe mbush një vakum informativ e teorik në fushat përkatëse, duke krijuar një pamje sinoptike mbi zhvillimet kulturore shqiptare dhe mbi teoritë e avancuara në botë përkitazi me kulturën.
“Symbol” e sheh kulturën në plan total, prandaj aty përfshin edhe filozofinë si formuese e konditave të përgjithshme të kulturës, edhe sociologjinë si matës i zhvillimeve dhe ndikimeve kulturore, edhe gazetarinë si përcjellëse dhe prezantuese e aktiviteteve kulturore. “Symbol” është shtëpia e shkrimeve letrare dhe e shkrimeve për teatrin, kinematografinë, muzikën dhe artet figurative.

Kur të gjithë prisnin një fitore të Kadaresë, ndodhi sërish e papritura

Francezi Modiano rrëmben “Nobel”-in për letërsinë, Kadare edhe këtë radhë i pafat

Kur të gjithë prisnin një fitore të Kadaresë, ndodhi sërish e papritura. Ishte pikërisht shkrimtari francez, Modiano, 69 vjeç, i cili, është vlerësuar për romanin “Akademia Franceze”. Duhet sqaruar se edhe më herët, Modiano është shpërblyer edhe me çmime të tjera. Ndaj kjo fitore nuk duhet të kuptohet si surprizë.
Në fitoret e tij. Veçohet ajo në vitin 1972, ku ai nderohet me çmimin francez, “Prix Goncourt”, për letërsi. Më tej në vitin 2010 është shpërblyer edhe nga Instituti francez, për angazhimin e tij jetësorë. Ndërsa në vitin 2012, ai ka marrë çmimin Austriak për Letërsi Evropiane. Dhe dje ndalemi tek fitorja e fundit që është çmimi “Nobel 2014” për letërsi. Lexuesi shqiptar ka qenë tërësisht i interesuar për këtë çmim, pasi në mesin e tre kandidatëve për të marrë çmimin “Nobel 2014”, ka qenë edhe shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare. Shkrimtari ynë i madh ka vite që është ndër pretenduesit kryesorë për këtë çmim.