Aurela Gaçe publikon këngën me Dr. Florin: Baba në k’të skenë

521
Aurela Gaçe ka publikuar sot këngën që ka realizuar me Dr. Florin përpara se ai të ndërronte jetë. Kënga e tyre mban titullin “Baba në k’të skenë”, e cila ishte menduar të realizohej prej dy këngëtarëve kohë më parë. 
Aurela Gaçe në profilin e saj në FB falënderon të gjithë fansat e Dr.Florit që ndihmuan në realizimin e klipit. “Kënga qe u nis si një ide për stinën e Verës nga Dr. FLORI e Aurela Gace, përfundoi dhe ideja e tij do ti ngelet publikut”, shkruan Gaçe.
“Në kujtim të shpirtit të lirë, Dr. Flori gjithmonë me ne”, janë këto fjalët që mbyllin klipin e këngës “Baba në k’të skenë”.
Sigal