Atentat me armë për hakmarrje në dasmë

64
Teksa nusja dhe dhëndrit po ecnin në një kishë përpara të pranishmëve, pa pritur një person qëllon me armë mbi dasmorët.
Një person i njohur si Umberto Ferreira dos Santos dhe me nofkën “Betinho”, hapi zjarri në kishën në zonën Limoeiro de Anadia të Brazilit.
Media vendase shkruajnë se burri ishin nisur për të ekzekutuar babë e bir, për t’u hakmarrë për vdekjen e djalit të tij kohë më parë.
Burri i shëndoshë ecën pas çiftit dhe në pamje të parë duket sikur tenton të gjejë një vend për t’u ulur, por pak sekonda më vonë qëllon me armë. Fatmirësisht, ngjarja nuk shkaktoi viktima, por tre persona të së njëjtës familje mbetën të plagosur.
Shënjestër e atentatit është njëri nga tre personat e plagosur, i cili akuzohet për vrasjen e djalit të atentatorit.