At Zef Pllumi, Frati Françeskan që bashkoi politikën

840
U nderua nga ish-ministri demokrat i Kulturës, Bujar Leskaj dhe u përkujtua nga Ministrja socialiste, Mirela Kumbaro 
“Nderi I Kombit” At Zef Pllumi për z. Bujar Leskaj: Simbas mendimit tim, pa medyshje, jeni Ministri me i suksesshem i periudhes postkomuniste per Kulturen shqiptare ashtu edhe ma properendimori,
At Zef Pllumi “ Një javë me aktivitete në 10-vjetorin e vdekjes”. Ky është njoftimi që ministria e Kulturë ka bërë publike në nderë të Frat-it Françeskan, publicistit dhe shkrimtarit me prirje përgatitore për historinë e kombit . I burgosur I regjimit komunist për vite me radhë me të arritur lirinë merr në duar frerët kulturorë të trashëgimisë françeskane. Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro meriton një përgëzim për aktivitetet në nderim të At Zef Pllumit, në vijim të aktiviteteve të bashkërenduara mes Bibliotekës Kombëtare dhe Provincës Françeskane Shqiptare në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta (2007-2017 ). Aktivitetet në nderim të At Zef Pllumit do të fillojnë më 25 shtator dhe do përfundojnë 30 shtator 2017. Sipas këtij programi aktivitetet filluan në Bibliotekën Kombëtare dhe dhe do të vazhdojnë më 30 shtator 2017 në Katedralen e Shën Palit–Tiranë, në orën 12:00 me fjalë kremtuese nga Shkëlqesia e Tij Imzot George Frendo. Ekspozita, me materiale arkivore dhe personale te Át Zef Pllumit do të shënojë mbylljen e këtij aktiviteti, do të qëndrojë e hapur ditën e shtunë, datë 30 shtator deri në orën 19:00 dhe ditën e diel, datë 1 tetor, ora 10:00 deri 18:00. Në të do të ekspozohen gjithashtu materiale arkivore e muzeale të Át Gjergj Fishtës, të ruajtura me vetëdije e sakrifica të mëdha prej Át Zef Pllumit, gjatë terrorit komunist. E veçanta e këtij aktiviteti nga ana e Ministrisë së Kulturës, përveç vlerave të jashtëzakonshme kombëtare ka të bëjë edhe me një fakt tjetër të rëndësishëm ,atë të trashëgimisë dhe respektit për paraardhësit e kësaj ministrie dhe konkretisht të nismës së ish-ministrit të kulturës në vitet 2005 – 2006, Dr.Bujar Leskaj. Ish ministri demokrat Bujar Leskaj pati qenë një nga mbështetësit më të fuqishëm të At Zef Pllumbit gjatë viteve 2005-2006, duke i dhenë edhe “Pendën e Artë”. Ajo që vlen të theksohet ka të bëjë me vlerësimin, kujdesin dhe dashurinë që ish ministri Leskaj pati treguar për këtë vlerë të publicistikës, krishtërimit dhe një nga simbolet më të spikatura antikomuniste në Shqipëri. Kryetari i KLSH Dr. Bujar Leskaj ,në cilësinë e Ministrit të Kulturës gjatë viteve 2005-2006 ishte i pari që i promovoi At Zef Pllumit veprën e tij në Kosovë. Ajo që është e veçantë për ministrinë e kulturës gjatë viteve 2005-2006 dhe mbresëlënëse për z. Leskaj ka të bëjë me dhënien e çmimit “Penda e Artë” për At.Zef Pllumin, i cili gjatë fjalës së tij, menjëherë pas marrjes së çmimit, me fjalë zemre por edhe me pjekurinë e një intelektuali deklaroi se: “Më duhet t’ju falënderojë z.Leskaj duke shprehur mendimin tim, me bindjen e palëkundur se Ju jeni Ministri më pro-perëndimor “. Ja dokumenti origjinal i shkruar nga At Zef Pllumi për Ish-ministrin e kulturës, Bujar Leskaj.
Dokument vlerësues i At Zef Pllumit për Ministrin e Kulturës z. Bujar Leskaj
Shum i nderuemi Z. Bujar Leskaj Minister i Kultures dhe Rinise e Sporteve.
Me ane te ksaj letre kryesisht due me ju falnderue per propozimin e perpjekjet tuaja personale qe te me jepet Urdhri Nder i Kombit. Me fole te drejten kam ndjeke me vemendje te madhe veprimtarine tuaj njvjeçare si titullar i ksaj ministrie e cila mue m’intereson shum, dhe simbas mendimit tim, pa medyshje, jeni Ministri me i sukseshem i periudhes postkomuniste per Kulturen shqiptare ashtu edhe ma properendimori, Me kane pelqye mjaft memoriali i Vilson Blloshmit e Genc Lekes si figura te panjoftuna te kultures shqiptare, por mendoj se duhen rri ne pah dhe figura madhore te Kultures shqiptare si At Gjergj Fishta, Shtjefen Gjecari, Faik Konica e ndonje tjeter te perbuzur gjate diktatures proletare. Mendoj se emrat e ktyre duhen perhape ne te gjithe Shqiprine, sidomos me ane monumentesh, emra rrugesh, sheshesh dhe shkollash te rendesishme. Perfundoj me urimet ma te mira per veprimtarine tuaj e u pershendes me zemer,
At Zef Pllumi
Shkoder, 8 korrik 2006 
Wikipedia ( Enciklopedia )
Po kush është At. Zef Pllumi, ku ka lindur, ku është shkolluar dhe cili është aktiviteti dhe peripecitë e jetës së tij gjatë diktaturës? Shkurtimisht marrë nga faqja e tij në rrjetin social po publikojmë si më poshtë:
I pagëzuar Prenkë, lindi më 28 gusht 1924, në Malin e Rencit (Lorencit) nga një familje me origjinë prej Shkreli. U lind nga e ëma, Luke Mrija në një zabel. Malësorët që kishin rënë me kohë në ultësirë venin të veronin në bjeshkë për t’iu shmangur verës pranë zonave bregdetare të pa bonifikuara. Fisi i Prenkës kishte tëbanin në Qafë të Tëthores së Bogës, mes Shkrelit dhe Shalës – bajrak ky i fundit ku ishte nip. Xhaxhai i Prenkës, Pashko Toma, ishte i pari i shtëpisë dhe burrë i shquar në ato male si plak, kuvendar e bukëdhënës. Gjatë fëminisë takoi P. Gjergj Fishtën dhe P. Anton Harapin që i kishin ardhur miq te tëbani i tyre ndër bjeshkë. Në vitin 1929 bëhet nxënës i Dom Alfons Trackit. Në vitin 1931 hyn në kolegjin françeskan të Shkodrës, kolegj në të cilin jepnin mësim personalitete të shquara të kulturës kombëtare si vetë Fishta, Harapi, kompozitori P. M. Gjoka, P. Gj.Shllaku etj. Merr formim klasik në filozofi, teologji, letërsi dhe përvetëson mjaft mirë gjuhët e huaja: latinisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht e greqishten e vjetër. Kreu maturën në liceun “Illyricum” më 1943. Në vitet 1943 – 1944 Zef Pllumi, është një nga bashkëpunëtorët e revistës “Hylli i Dritës” dhe po ashtu sekretar personal i P. Harapit, kur ky i fundit ishte Provincial i françeskanëve në Shqipëri. 
Kalvaret
Ishte 22 vjeç, kur më 14 dhjetor 1946 arrestohet dhe dënohet me tre vjet burg. Dënim që vuajti pranë Burgut të Madh të Shkodrës dhe në kampet famëkeqe të Bedenit në Myzeqe, dhe Orman-Pojanit në Maliq. Me t’u liruar shkon herë në Shkodër e herë në Shëngjin, tek familja e tij, në vartësi të situatës. Shkak për arrestimin e tij sipas P. Zefit, edhe pse ishte më i riu ndër të arrestuarit ishte prej të qenët sekretari personal i Provincialit, komunistët mendonin se duhej të dinte shumë. Kthehet në Kuvendin Françeskan kur negociatat mes Kishës e Qeverisë u “qetësuan”. Nga viti 1949–1951 merret me numizmatikë si teknik i Muzeut të Shkodrës. Në vitin 1958 shugurohet meshtar, caktohet në fillim si i besuar për t’u dërguar ndihmat priftërinjve nëpër kampet e ndryshme. Më tej, për 12 vjet shërben si meshtar i Dukagjinit me qendër në Shosh, për ku niset me dt. 14 shtator 1958 bashkë me provincialin, Át Augustin Ashikun. Në vitin 1967 arrestohet dhe për 23 vjet vuan dënimin në burgje dhe kampe të ndryshme. 1967–1989, për 23 vjet rresht, burgoset përsëri dhe vuan dënimin në Spaç, Reps, Skrofotinë të Vlorës, Ballsh, Zejmen-Shënkoll, Shën Vasil dhe Tiranë. 
Mirënjohje
Po në vitin 2006 , Ministri i Kulturës Bujar Leskaj: Át Zef Pllumi merr çmimin letrar “Penda e Artë” për trilogjinë e tij me kujtime “Rrno vetëm për me tregue” të akorduar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë. “Juria paska pranuar edhe mendimin ndryshe, edhe mendimin e kundërt, këtu besoj është vlera që ka demokracia. Kjo është vlefta më e madhe që i bëhet librit tim. Të tjerat janë për mue kurora që çohen në funerale që i vdekuri s’i sheh,” tha P. Zef Pllumi me rastin e pranimit të çmimit.
Sigal