Astronomët zbulojnë masën e një ylli falë Albert Ajnshtajn

607
Të peshosh një trup qiellor si ylli për shumicën prej nesh duket e pamundur, por jo për shkencëtarët. Në fakt yjet binare janë të vetmet lloje yjesh të cilët shkencëtarët mund të analizojnë më me kujdes, pasi orbitat e tyre rrethojnë njëra tjetrën duke treguar kështu masat përkatëse. Tanimë një skuadër astronomësh ka matur me sukses masën e një ylli të izoluar duke përdorur një teknikë fillimisht të sugjeruara nga Albert Ajnshtajn në 1936. Metoda zhbiron faktin se një masë e madhe, ajo e një ylli mund të përthyejë rrugën e dritës që vjen nga një yll tjetër. Edhe pse efekti është i vogël, matja e deflacionit mund të zbulojë masën e yllin që përthyen dritën. 
“Është një punë e shkëlqyer që kanë bërë,” u shpreh astronomi Martin Barstoë i Universitetit të Leicester në Mbretërinë e Bashkuar, “dhe një jehonë e mirë e një shekulli relativitetit të përgjithshëm.”
Sigal

Burimi: