Astrologjia: E dini çfarë është horoskopi dhe pse të gjithë e lexojnë

874
Duam apo nuk duam të gjithë besojmë pak tek astrologjia. Të gjithë në orët e para të mëngjesit duan të lexojnë horoskopin. Por çfarë është astrologjia dhe përse të gjithë duan ta lexojnë.
Edhe me skeptikët herë pas here gjejnë veten në atë çka yjet parashikojnë.
Nëse ndalemi në etimologjinë e kësaj fjale, Astrologjia vjen nga një fjalë e lashtë greke: astron që do të thotë “yll” (trup qiellor) dhe logia që ka kuptimin “studim”, pra që do të thotë “studim mbi yjet” ose më saktë studim mbi trupat qiellorë. Në fakt, i vetmi yll që ndikon në astrologji është Dielli, të tjerët janë planetë. Por dhe planetët duken si yje për shkak të rrezatimeve të Diellit që bie mbi ta dhe ndoshta njerëzit e lashtë mendonin se yjet dhe planetet ngjajnë me njëri-tjetrin.
Astrologu i famshëm, Dane Rudhyar, shkruan: Astrologjia është një gjuhë e huaj. Nese e kuptoni këtë gjuhë, qielli flet me ju.Astrologjia sigurisht që është edhe shkencë. Ajo përputhet me disa teorema ekzakte ,mbështetet mbi studimin e mekanizmave natyrorë dhe për më tepër frymëzohet gjithmonë nga natyra për të vendosur bazat e saj të punës Si çdo shkencëtar, astrologu duhet në fillim të jetë një vëzhgues dhe një eksperimentues, duhet të jetë edhe origjinal.
Horoskopi ka origjinë shumë të lashtë: shpesh dëgjojmë për mbretërit dhe mbretëreshat që kishin astrologin e tyre të besuar. Fjalët e Galileo Galileit janë: “Nuk mund të zgjedhësh një lule pa u shqetësuar një yll” dhe le të nënkuptojmë një lidhje mes botës së yjeve dhe botës tokësore. Horoskopi që lexohet në gazeta dhe në media quhet horoskop i shenjave diellore dhe interpreton ndikimin e Yjeve në jetën e njeriut sipas shenjës së tyre të zodiakut, që është sipas shenjës së zodiakut në të cilën Dielli ishte në momentin që keni lindur.
Pozita e Hënës, e Venusit, e Marsit dhe e të gjithë planeteve të tjera nuk merret parasysh në horoskopin diellor.Rrota e Zodiakut është e ndarë në dymbëdhjetë pjesë të barabarta, duke përfaqësuar dymbëdhjetë shenjat e zodiakut dhe marrin emrat e dymbëdhjetë konstelacioneve: Dashi, Demi, Binjakët, Gaforrja, Luani, Virgjëresha, Peshorja, Akrepi, Shigjetari, Bricjapi, Ujori dhe Peshqit.
Çdo shenjë zë pikërisht 30 gradë të rrethit zodiakal. Momenti që ne lindim, Dielli është në njërën prej këtyre 30 shkallëve brenda një prej 12 shenjave zodiakale, shenjës tonë të lindjes. Në varësi të shkallës, çdo shenjë zodiakale është e ndarë në tri dekada, për të cilën shpesh dëgjohet të flitet: dekada e parë shkon nga 0 deri në 10 gradë, në dekadën e dytë duke filluar nga 10 deri në 20 gradë dhe dekadën e tretë që variojnë nga 20 deri në 30 gradë .
Natyrisht, astrologët e dinë se jo të gjithë njerëzit e së njëjtës shenjë do të kenë të njëjtat gjëra në të njëjtën ditë ose javë, muaj apo vit. Përveç Diellit ka shumë faktorë që duhet të analizohen në një nivel astrologjik.
Sigurisht fjalët e mira na mbushin me pozitvitet, por edhe parshikimet jo të mira na paralajmërojnë. Në fakt çdo gjë është çështje besimi dhe Universi punon rreth asaj që ne besojmë dhe tërheqim.
Sigal