Sigal

Është ndarë nga jeta kompozitori i mirënjohur, prof. Kozma Lara (1932-2019). Lara është autor shumë krijimeve muzikore: kuartete, trio, romanca, rapsodi etj, si dhe ka krijuar shumë këngë për fëmijë. Ka qenë President i Shoqatës muzikore “Tonin Harapi”, i festivalit të përvitshëm të Romancës Shqiptare dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe kompozitorëve të Shqipërisë.

Laro ka dhënë kontributin e tij si pedagog e Shef i Katedrës së Teori- Kompozicionit në Fakultetin e Muzikës, Pedagog i Analizës dhe Kompozicionit. Homazhet në nderim të Tij do të mbahen në hollin e Universitetit të Arteve, ditën e shtunë, datë 19 janar 2019, nga ora 11.00-12.00.