Arti i zgjatjes së jetës

659
Për sa kohë që ka patur qytetërime njerëzore, duket se jemi përpjekur gjithmonë që të jetojmë më gjatë. Tek “Arti i zgjatjes së jetës”, botuar fillimisht në anglisht në vitin 1854, Christoph Hufeland vërejti se, edhe Egjiptianët e lashtë, edhe romakët, edhe grekët, kishin mënyra të ndryshme për zgjatjen e jetës. Egjiptianët e lashtë përdornin pjesërisht emetikë dhe sudorifikë – që shkaktonin të vjellja dhe djersitje respektivisht – dhe, kur përshëndeteshin mes tyre nuk thoshin “Si je”, por “Si po djersin?”
Sot, mantelin e kanë marrë shkencëtarë si gerontologu Aubrey de Grey, që argumentojnë se vdekja dhe plakja janë thjesht një sëmundje – akumulimi i dëmeve molekurale dhe qelizore gjatë një jete – që duhet të trajtohet përmes përparimeve në mjekësi. Në fakt, De Grey beson se pavdekësia jo vetëm ëstë e mundur, por ajo është e pashmangshme – dhe se, ata që janë skeptikë, janë të zënë në një gjendje “trance proplakjes”. Në fund të fundit, thotë ai, “të bëhesh i brishtë, i mjerë dhe i varur, nuk është argëtuese”.
Të vjen të pyesësh se çfarë do të mendonte filozofi gjerman, Martin Heidegger, për pavdekësinë e profetëve të tillë. Heideggeri thoshte se “vdekja nuk është një ngjarje; është një fenomen që duhet kuptuar ekzistencialisht”. Vdekja, sipas Heideggerit, është horizonti më i largët i qenies sonë – nuk mund të shohim përtej saj. Ndërkohë që, deri në një farë mase, ne mund të përballemi me ngjarjet që ndeshim në jetë, asnjë prej planeve tona nuk e kapërcen vdekjen. Për këtë arsye, e gjithë qenie është “qenie drejt vdekjes”, por vetëm njerëzit e kanë aftësinë që ta dinë këtë.
Si pasojë, cilësia e një jete nuk matet se sa ka zgjatur, as edhe sa pa dhimbje dhe vuajtje ka qenë. Një jetë kuptimplotë dhe origjinale vjen nga pranimi i atij horizonti më të largët të qenies sonë, dhe të jetuarit në përputhje me këtë vetëdije. / Philosophers’ Mail
Sigal