Artela Brahimi, këngëtarja së cilës i buron kënga nga shpirti

3461
Artela Brahimi është këngëtarja shumë e kërkuar dhe shumë e pëlqyer nga fansat e saj. Artela cilësohet si një këngëtare profesioniste e muzikës shqiptare. Zëri, vokali dhe notat muzikore ‘kanë bërë pakte’ me Artelën që kënga t’i burojë nga shpirti. Këngët që Artela ka bërë janë të shumta; si popullore, të lehta, balada etj. Artela Brahimi është një këngëtare shumë e suksesshme dhe tepër e kërkuar si brenda dhe jashtë Shqipërie. Viti 2017 për Artelën po mbyllet në mënyrë perfekte. Gjatë bisedës që patëm, theksoi që për të është një vit shumë i mirë dhe tejet i pasur me aktivitete. Viti 2017 që është në ditët e fundit të tij ishte një vit shumë i suksesshëm për këngëtaren Brahimi. Këngët e Artelës janë të shumta si: “Vajzat si melhemi”, “Love Me” ,”T’fala mamës” etj… të cilët janë të shumta të kërkuara. Artela për vitin 2018 ka një agjendë shumë të ngjeshur në shumë aktivitete, si brenda dhe jashtë vendit e që tani ka nisur të prenotohet, por ajo premton edhe shumë projekte të reja, madje thekson që gjatë vitit 2018 do vijë me shumë surpriza. Ajo ka planifikuar një bashkëpunim me një këngëtar shumë të pëlqyer dhe me emër në Shqipëri por emrin e tij dëshiron ta lerë surprizë. Fansat e këngëtares Brahimi janë të shumtë nga të gjitha grupmoshat, sepse këngët që ajo këndon janë nga të gjitha rrymat. Artela Brahimi renditet tek këngëtaret më të mira sot për sot. Viti 2018 e gjen në një ngritje shumë të lartë profesionale dhe premtuese nga niveli muzikor. Artela ka një marrëdhënie shumë të mirë me kolegët e saj, madje ajo nuk i cilëson vetëm kolegë pune, por edhe miq të mirë. Artela Brahimi është nga jugu dhe muzika jugore është muzika e saj e preferuar, por edhe baladat i këndon me shumë pasion. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë këngëtares profesioniste, shumë suksese në rrugën e bukur të këngës. Në fund gjatë bisedës që patëm, Artela ka gjetur rastin për t’i uruar të gjithë miqtë dhe kolegët: “Gëzuar Vitin e ri 2018!”.


Sigal