Arsyeja përse stilolapsat kanë një vrimë të vogël

Ka një arsye të rëndësishme pse ekzistojnë vrimat në kapakët e stilolapsave BIC dhe që nuk ka të bëjë me parandalimin e tharjes së bojës.

Kompania ka shpjeguar se arsyeja është që të zvogëlojë rriskun e mbytjeve së njerëzve, shkruan The Independent.

Vrima është projektuar për të lejuar kalimin e ajrit nëse dikush e gëlltit atë aksidentalisht duke bllokuar rrugët e frymëmarrjes.

BIC tha në faqen e saj të internetit: “Përveç të ndihmojnë në parandalimin e rrjedhjes së bojës, të gjithë stilolapsat tanë BIC janë në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë, që përpiqen të minimizojnë rrezikun e mbytjes së fëmijëve kur ata aksidentalisht gëlltisin një kapak stilolapsi”.

Njëqind njerëz çdo vit në Shtetet e Bashkuara njoftohet se mbyten nga kapakët e stilolapsave.

Një reduktim i kësaj shifre i është atribuuar vrimës së kapakut dhe kompanive të tjera që kanë futur një tipar të ngjashëm dizajni.