Arrestohet hakeri që publikonte fotot nudo të personazheve të Hollywood-it

558
Dy vite më parë, llogaritë personale të 30 personazheve të showbizz-it u hakuan nga persona të panjohur. Atyre iu publikuan foto e video private dhe nudo.
Ditët e fundit, personi që ka kryer veprën penale të shkeljes së privatësisë, është arrestuar nga policia. Edward Majerczyk është dënuar me nëntë muaj burg dhe gjobitur me 5.700 dollarë. Sipas “The Guardian”, në vitin 2014 ai u ka dërguar e-maile rreth 300 personave duke u paraqitur si një ofrues i shërbimit të internetit. Ai u ka kërkuar të famshmëve emrat si përdorues të llogarive dhe kodet përkatëse.
Këtë informacion e ka shfrytëzuar për të hyrë në llogaritë e tyre. Jennifer Lawrence ka qenë një prej personazheve që ka rënë pre e këtij hakeri. Asaj iu publikuan foto nudo, një veprim të cilin ajo e quajti “dhunë seksuale”. Sulmi kibernetik është një nga shqetësimet më të mëdha kohët e fundit.
Sigal