Armani homoseksualëve: Mos u vishni si gay! Burri është burrë

553
“Një mashkull homoseksual është 100% mashkull, nuk ka nevojë të vishet si homoseksual.” Në këtë mënyrë është shprehur stilisti i njohur Giorgio Armani gjatë një interviste për “Sunday Times”, në të cilën stilisti ka kritikuar edhe operacionet plastike tek femrat dhe fizikun e meshkujve me shumë muskuj.
“Kur homoseksualiteti tregohet nga jashtë si për të thënë “ej jam homoseksual”, atëherë diçka e tillë nuk ka të bëjë fare me mua. Një mashkull duhet të jetë një mashkull,”- ka vijuar Armani për të përditshmen britanike. Në intervistën e tij ai ka vijuar duke thënë se nuk i pëlqejnë djemtë me muskuj dhe palestra e shumtë.
“Më pëlqen dikush që është i shëndeteshëm, i tonifikuar që kujdeset për trupin e tij pa e ekzagjeruar.” Armani është shprehur gjithashtu rreth operacioneve plastike, të cilat bëhen nga shumë gra, duke i cilësuar si “një idiotësi”. “Një gjoks i vogël nuk duhet të bëhet i madh. Preferoj të shoh një grua natyrale. Një grua duhet të ketë guximin të plaket pa u përpjekur të duket e re,”-ka theksuar stilisti i njohur.
Sigal