Arjan Korkaj: “Thesari im”, klipi që i ka kaluar parashikimet

86

INTERVISTA/ Flet këngëtari i mirënjohur Arjan Korkaj: Pa dashuri jeta është e zbrazët

“Thesari im” klipi i tij i ditëve të fundit i kushtohet dashurisë. Aktualisht me 19 500 klikime është ndër më të klikuarit në internet. Madje, ai as e priste këtë sukses kaq të madh. Një këngë baladë me kompozim dhe tekst të Sokol Marsit, ka ngjallur dhe xhelozinë e mjaft këngëtarëve që janë në treg.  Suksesin e fundit që e befasoi atë dhe realizuesit e tjerë ai ja dedikon dhe fansave dhe publikut por dhe këngëtarëve grekë, ku ai ka punuar që i kanë dhënë shumë të fshehta profesionale.

Si lindi ideja për këtë këngë?

Dashuria të mbërthen, të çon në botën qiellore, të bën të lumtur por edhe të vuajtur, të bën të fortë por edhe të dobët, të bën të sjellshëm por edhe harbut. Dashuria është ndjenja më e fortë njerëzore. Kushdo që e ka provuar ka shijuar dhe provuar ndjesi të pamenduara.

 Cilët janë autorët e kësaj kënge?

Muzika- teksti Sokol Marsi. Një baladë dashurie që u prit shumë ngrohtë nga të gjithë shqiptarët. Realizimi si klip nga muzikali me në krye Dorian Gjonin. Ernis Çili regjisor dhe Dorina Plaku …

Pse kaq angazhim në këtë klip?

 Po njeriu duhet të ndjejë përgjegjësi për atë që e udhëheq, për atë që do e drejtojë. Njeriu nuk duhet të flasë tavolinave për politikën dhe keqqeverisjen, por ta përcjellë kritikën e vetë nëpërmjet votës. Madje mund të them dhe për kë kam votuar

-Cila është veshja juaj e stinës?

Veshje sa më praktike. Pantallona sa më të lehta dhe thjeshtë, kapele.

-Po kur flasim për pushime?

Vlora ime Greqi, por edhe Saranda nuk e përjashtoj…

-Pas këtij klipi kaq të suksesshëm, a keni ideuar diçka të re?

Po, patjetër që kam. Aktualisht po mendoj për një baladë, por mbas dy muajsh do e bëj klip dhe besoj do pëlqehet nga fansat e mi edhe nga gjithë publiku shqiptar. Plus qe që mund të kem edhe surpriza, p.sh një duet.

-Kush është sipas jush autori më i mirë i teksteve për këngë?

E mira dhe i miri s’kanë fund, siç e kam deklaruar kudo që vlerësoj pa masë Sokol Marsin, si dhe Jorgo Papingjin, Arben Dukën, e shumë të tjerë, por në moment që më vjen në dorë një tekst i mirë i jap vëmendje se anashkaloj…

-A keni në planet tuaja të ardhme ndonjë këngë për Ali Pashën si një legjendë e trevës suaj?

Edhe pse i kanë kënduar shumë kudo që shkoj në Greqi habiten për mitin dhe bëmat e tij. Befasohem nga ajo figurë karizmatike. Koha atë në vend ta harrojë po e lartëson. Me këtë rast dua të përmend të gjithë miqtë e mi që më kanë përkrahur në rrugën time si Luan Miha, Agron Kondi, Kushtrin Muraj, Shkëlzen Delija, Nikolla Malaj, e shumë të tjerë. Falënderoj gjithë njerëzit e thjeshtë që më kanë ndihmuar që sot të ndihem ky që jam.

– Çfarë more nga këngëtarët grekë në bashkëpunimet me ta?

Pyetje e bukur kjo, që s’më është bërë kurrë. Sa mirë që ma bëre… mora nga ata stilin dhe sjelljen ndaj njerëzve dhe eksperiencën që kishin si edhe kulturën e Buzuqeve…

Si do ta cilësonit dashurinë?

Pa dashuri jeta është e zbrazët.

-Çfarë dallimesh kanë femrat greke nga ato shqiptare?

Hahata… S’besoj se kane dallime, madje femrat tona janë dhe më të pashme dhe si kukulla në përgjithësi…

-Si do t’i komentonte këto zgjedhje Arjani, a kishte atmosferë dhe kulturë?

Për atmosferë unë do doja mos të kishte asnjë vrasje. E nxjerrim vetë ne emrin e keq e pastaj shajmë të huajt. Ky ndryshim në këto zgjedhje unë besoj se ju desh këtij vendi nga themelet komplet. Mendimi im është se Rama do bëj ndryshime për mirë dhe votën time hallall ta ketë. Nëse edhe Rama s’bën gjë atëherë duhet tja liroj vendin tjetër kujt, më të aftë. Këto votime treguan se shqiptarët dinë kë votojnë. N.q.s Rama do të gabojë si Saliu do të ketë të njëjtën disfatë. Shqiptarët kanë nevojë për shumë gjëra ndaj votuan për Rilindjen….

-JU  jeni lab, një krahinë me tradita patriotike dhe  shumë e dashuruar me këngën, je krenar për origjinën tënde?

Jam tepër krenar që jam Lab me gjysmë opinge… Jam krenar që jam nga krahina që i ka dhënë lavdi Shqipërisë që është ashtu siç e ka cilësuar i madhi Rexhep Qose që “Sa herë lëngon Shqipëria, ngrihet në këmbë Labëria”

-Çfarë pëlqen më shumë tek një femër?

hahaha ….! Shumë e thjeshtë, të jetë Femër, se me modernizimin po ndryshohen rrolet… S’dihet kush pi cigare, raki, etj.

-Cilat këngëtare janë në preferencat tuaja?

Janë shumë vërtet dhe ato që respektoj, dhe s’do doja të përmendja dikë që mos le ndonjë pa përmendur dheu ngelet hatri….. hahahha’

-Pas këtij klipi kaq të suksesshëm, a keni ideuar diçka të re?

Po, patjetër që kam. Aktualisht po mendoj për një baladë por mbas dy muajsh do e bëj klip, dhe besoj do pëlqehet nga fansat e mi edhe nga gjithë publiku shqiptar. Plus qe që mund të kem edhe surpriza, p.sh një duet.

  Teksti

 Asnjëherë nuk jam i vetëm,

Dhe kur ndihem i vetmuar.

 Mbaj në dorë një gur flori,

Emri yt aty është shkruar,

E ka emrin dashuri.