Arjan Korkaj: Që nga Vlora në Vermosh, në Kosovë e Çamëri, që të gjithë jemi shqiptarë, nën një diell, një çati

731
Sigal

PERSONAZH/ Flet për “Telegraf”,  këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Arjan Korkaj

Brenda një harku kohor prej dy muajsh, Arjani ka bërë prezent përpara publikut dhe përpara fansave të vet dy klipe “Stoli e sevdasë” si dhe “Nusëro moj Shqipëri”. Festat e fundvitit ai ka qenë i ftuar në Vlorë, të cilët e pritën birin e vet me shumë përzemërsi dhe dinjitet. Tashmë dyert për të janë hapur jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë por më i kërkuar është sidomos në Greqi, vend nga ku nisi karrierën e tij muzikore.

Cili është klipi juaj i fundit?

Klipi im i fundit është “Stoli e sevdasë” si dhe “Nusëro moj Shqipëri” që u prezantua  në emisionin e shumë suksesshëm dhe i shikuar “Zonë e Lirë”, nga A, Çani.
Po ju them refrenin

Që nga Vlora në Vermosh,
Në Kosovë e Çamëri
Që të gjithë jemi shqiptarë,
Nën një diell, një çati…

Teksti dhe muzika si gjithmonë nga Sokol Marsi.

Si është mirëpritur dhe cila është jehona?

Vërtet është mirëpritur shumë mirë dhe në Vlorë tani për fund viti u këndua nga publiku në teatrin “Petro Marku”, në mes të Vlorës, dhe ky ishte një shpërblim për mua si këngëtar.

Ku ishte vështirësia në këtë klip?

Vështirësi nuk pati për mua se ishte vërtet një kënge patriotike që e këndoja dhe aktroja me shpirt. Ndoshta se ishte këngë e tillë, pati lehtësi për mua në interpretim, pasi më rrëmbeu të gjithin dhe nuk shihja para asnjë vështirësi. Këngët patriotike më ngjizin një dëshirë të brendshme që o zot, më futin në magjinë e historisë shqiptare që më jep energji.
 

Ku këndoi dhe cilat ishin ftesat e Arjanit për festat e fundvitit?

Isha 3 dit rresht në Vlorë në teatrin “Petro Marko” dhe besoj se u argëtuam pa masë me vlonjatët e mi, por surpriza për mua ishte që patën ardhur dhe nga fshati që unë kam prejardhjen, nga Velça, kjo më bëri të prekesha pa masë në mes të publikut.

Koha e keqe a ju pengoi për të realizuar ftesat?

Absolutisht jo, madje më mirë u bë dhe në klab, që isha para festave po në Vlorë besoj se u ndez klabi “Plan B Bar£”, u ngroha dhe unë… hahahah

Si është xhelozia mes këngëtarëve?

Besoj se se kam ndjerë, se po te rri e të merrem me këto i bie të lë pas atë që kam në shpirt si dhe punën time, këngën, e të merrem me gjëra të pa rëndësishme e të bie në atë nivel. Rëndësi ka që si A. Korkaj nuk xhelozoj njeri.

 -Kur ndihet keq Arjani?

Ka momente që ndihem keq vërtet por jam tip që se lëshoj veten dhe atëherë këndoj më shumë dhe më bukur. Kundërshtarëve dhe ziliqarëve ju përgjigjem me punë jo me urrejtje

– Kënga popullore pse është më e kërkuar tek shqiptarët?

Kënga popullore ka tabanin dhe rrënjët në popull, kjo s’do ndryshojë kurrë besoj, ndaj jemi krenarë qe jemi popull me rrënjë në këngë dhe qejfli të këngës.

A mund të këndojë çdo këngëtar këngë popullore të trevave të ndryshme?

Mendimi im personalisht dhe kategorikisht është JO, me të madhe, atëherë s’do kishte Malësi as Vlorë, as krahina te tjera, do ishin një. Për mendimin tim turp kush e thotë unë këndoj vlonjatshe, qytetare dhe balada. Secili ka trevën e tij, riskun e tij, zërin që i përngjet një treve të caktuar. Ky është mendimi im personal.

-Si do ti komentonit martesat gay?

Çdo njeri ka të drejtat e veta. Krevatin e vet e zgjedh kushdo ashtu si do. Familja për mua është gjëja më e shenjtë.

-Cilat janë problemet e muzikës shqiptare sot?

Nga t’ia filloj e nga ta mbaroj. Tallava pa kuptim, zhurmë pa bërë asgjë, sa dhe vetë njerëzit se dinë se çfarë dëgjojnë. Kjo po e deformon shumë këngën popullore. Po e bastardon. Pastaj janë bërë të gjithë këngëtarë, është rritur shumë numri i këngëtareve artificiale

Cila është ftesa e fundit e Arjanit?
Në Athinë të  shtunën në datën 10 Janar. Ka qenë një nga ditët më të bukura të jetës sime. Në këtë koncert, i ftuar nga bashkatdhetarët tanë, u ndjeva i privilegjuar, u ndjeva krenar dhe i motivuar. Kjo për shumë arsye, por kryesorja sepse aty u krijua një ambient tejet shqiptar dhe për mëse 5 orë të gjithë pjesëmarrësit kënduan me mua live. Kaluan orë të tëra dhe unë se ndjeva që kishte aguar, pasi i dhënë pas këngëve ora kishte ikur vetiu. Në këtë koncert mbizotëruan këngët patriotike aq të dashura për emigrantët tanë. Shumë pjesëmarrës ishin veshur kuq e zi dhe dominonte shqiponja e flamurit tonë. Evente të tilla janë të rralla dhe të  japin energji dhe dëshirë për të qenë sërishmi mes tyre. Tashmë emigrantët tanë në Greqi e kanë pjesë të jetës së tyre organizimin me këngëtarë popullorë që përcjellin mesazhe dashurie, mirësie, bashkëjetese të emancipuar. Sot në Athinë kudo gjen një copëz Shqipërie të vogël.

-Pse pikërisht në Greqi keni më shumë fansa?

Atë se di se dhe në Shqipëri më dëgjohen këngët pa masë por dhe nga që këngët greke i zotëroj më saktë dhe me ndjenjë. Në Greqi e nisa rrugën e bukur të këngës.

-Kur je ndjerë keq në skenë?

Kur kam qenë njëherë me temperaturë 39 gradë, vërtet ka qenë momenti im më i keq.

 Albert Z. ZHOLI